LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesila Doda i përgjigjet Gjylametit/Arrogancë fshatareske, të garojmë të ndarë

19 Mars 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, është përfshirë në debatin e nisur mes grave të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI. Ka qenë deklarata e deputetes së PS, Blerina Gjylameti, që duket se ka revoltuar Dodën.

Gjylameti tha se PS është lokomotiva dhe aleatët vagonë që vinin pas pas. Sipas deputetes Doda, kjo historia me lokomotiva e vagonë është delirante, arrogante dhe marksiste.

Ai shton se duhet goditur sistemi i koalicioneve, nga i cili përfitojnë vetëm forcat e mëdha.

Ja reagimi i plotë:

Lokomotivat, partite dhe arroganca…
Kjo historia me lokomotiva e vagone eshte delirante, arrogante dhe marksiste.
Secila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye ti shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike. Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur. Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerzit. Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete… gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.
Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri./CityNews

Lajmet e fundit nga