Gjermania/ Ankaraja t’u bindet ligjeve gjermane!
Tensioni i vazhdueshëm mes Ankarasë zyrtare dhe Evropës vazh...
Në ditën e 29-të të qendrës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Sheshit të Lirisë iu bashkuan artistë të njohur. Përmes një eskpozite fotosh nga qendresa e artistëve 17 vite më parë ku ata u detyruan të futen në grevë urie në mbrotje të teatrit, sot artistët apeluan se ndodhemi në të njëjtën krizë të madhe vlerash me të njëjtin përgjegjës, Edi Rama.
Edmond Tullumani, një producent i njohur koncertesh, ishte një nga organizatorët e qendrës së artistëve 17 vite më parë kundër Edi Ramës. ?Para 17 vjetësh, greva e artistëve tronditi qeverinë dhe atë që ishte ministër Kulture. Artistët ishin largpamës në ato vite që kërkonin jo Edi Ramën në qeveri. Por kur ne kërkonim të mbronim Teatrin e operas dhe Baletit ne na dhunuan. Përfunduam të papunë. Shumë artistë ikën e lanë vendin. Më vonë serish na dhunoi madje duke na larguar edhe familjarët nga puna. Sot ne protestojmë sërish në çadrën e lirisë. Arti njeh vetëm një rrugë. Arti nuk e njeh drogën, nuk e njeh dhunë dhe nuk e njeh arrogancën. Edhe sot teatri i Operas dhe Baletit po dhunohet dhe po shkatërrohet dhe artistëve u bëjnë kontrata në mënyrë që ti largojnë nga puna. Edhe bibloteka u dogj dhe këtu po shemben tempujt e kulturës. Z Basha, po tingëllon një simfoni e re dhe notat e re të muzikës po tingëllojnë dhe ju lutem dirigjojeni sa më mirë?, tha Tullumani.
Pedagogu Ilir Mërtiri u shpreh se është fatkqësi që situata është njësoj si 17 vite më parë. ?Në 17 vite më parë u detyruam të protestojmë dhe të shkojmë deri në grevë urie për arsye se edhe atëhere ishte po ky binom që është sot, ishte Meta-Rama. Ndjehem keq që shoh që pas 17 vitesh të njëjtin binom në pushtet dhe kjo është e tmerrshme?, tha ai.
Pedagogia dhe regjisorja, Taulanta Aliaj apeloi për qendresë nga artistët deri në rrëzimin e kësaj republike. ?Pas gjithë këtyre përpjekjeve, artistët gjenden në të njëjtën situatë. Artisti në Shqipëri nuk ka statusin e artistin dhe mungon miratimi i ligjit për teatrin. Z Basha unë ju ftoj që të mos i lini më artistët në mëshirë të fatit dhe ata nuk do i ndahen kësaj çadre. Unë sot këtu përfaqësoj edhe zërin e studentëve të mi që sot janë më të papunë se kurrë dhe më e keqja ështe se janë më të pashpresë dhe më të pafuqishëm për ta ndryshuar këtë realitet. Sot këtij vendi po i largohen mendjet e ndritura. Ne u kemi bërë një pyetje prindërve tanë 17 vite më parë dhe sot unë fëmijëve të mi do u them që unë isha në çadrën e lirisë ku u fol për republikën e re?, tha Aliaj.
Artisti i mirënjohur Osman Mulaj akuzoi qeverinë për korrupsion dhe denigrim të artistëve të rinj.
?Këta nuk mendojnë më për artin. Arti ka rënë në rrugë. Nuk ka më institucione. Të shikosh artisnin nder të kombit rrugëve me 30 lekë në xhep është e pafalshme. Nuk ndodh kjo asgjëkundi. Ku vend nuk afron asnjë artisti asgjë dhe duke qënë se ky ka qënë pedagog dhe mban këtë qendrim ndaj artistëve është fyese. Nuk shkohet kështu asgjëkundi. Në art ka një komision me njerëz të nderuar dhe bën konkurs para tyre. Nuk duan tia dinë ata se çfarë teser partie ke. Kështu është bota. Këtu duhet të kesh teser me vete, nja 5 mijë euro me vete dhe të fusin në punë. Kështu ndërtohet radiotelevizion?! Edhe pastaj dhuruan këtë festival skandaloz që bënë. Dua te them diçka të fundi, që ky kryeminsitër ka luajtur 10 vjet basketboll por nuk bëri asnjëherë një kosh 3 pikësh?, tha Mulaj.
Komuniteti i artistëve në çadër kërkuan të shtohen financimet për artin, jo për të bërë vepra për fasadë por për të ndihmuar artistët që të shprehen dhe të kenë mundësi dhe liri shprehje.
Lulzim Basha garantoi mbështetjen për artin dhe artistët në republikën e re. ?Ne do të financojmë artistët shqiptarë, artin shqiptarë, kulturën shqiptare si një detyrim madhor ndaj nderit, dinjitetit dhe përfaqësimit të kombit shqiptar. Ndaj fytyrës së vërtetë të shqiptarëve para njëri-tjetrit, para Europës dhe para gjithë botës. Arti shqiptar dhe kultura shqiptare do të mbartin vlerat më të mira të shqiptarëve, vlerat më të mira të shqiptarëve. Ky është problemi, nuk mund të financohet arti, nuk mund të ngrihet arti në piedestalin që i takon sepse atë piedestal e ka zënë krimi, e kanë zënë narkotrafikantët, e kanë zënë tutorët e prostitucionit dhe vrasësit. Në republikë ka vetëm një piedestal: o do jenë vlerat, o do jenë antivlerat. ?, tha Basha.
Basha u shpreh se në republikën e re, artistët do të jenë përgjegjës për menaxhimin e fondeve të tyre. ?Ky erdhi në pushtet me ta dhe i ngriti në piedestal. Në republikën e vjetër, në republikën e kalbur të krimit dhe korrupsionit, sigurisht nuk mund të lartësohet arti dhe as artistët, as kontributi i një jetë të tërë. Osman Mula me shokë në artin shqiptarë nuk lartësohen sepse vendin ia kanë zënë krimi dhe kriminelët, të gjitha janë nënproduktet e krimit dhe kriminelët. Edhe arti, pseudo arti i shfrenuar, pothuajse pornografik është shprehje e krimit, e drogës në pushtet, në piedestal, është tjetërsim i kulturës dhe vlerave kulturore. Por kjo do të marrë fund. Dhe do të jenë arti dhe artistët, sporti dhe sportistët që do të marrin në dorë administrimin e tyre, për t?ia kthyer financimin taksapaguesve shqiptarë me art të vlerave, me art të vërtetë, me art shqiptarë, me art kombëtar, me art europian, me art perëndimor, si fytyra e vërtetë e Republikës së Re që po lind?, tha Basha. /CityNews
Tensioni i vazhdueshëm mes Ankarasë zyrtare dhe Evropës vazh...
Carlsi, Princi i Uellsit dhe trashëgimtari i kurorës britani...
Senatori italian, Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për...
Uniformat blu kanë vijuar sot një aksion që është shtrirë në...
Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Një 44 vjeçar është vënë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren Kodheli, ...
Ditën e sotme u publikua vendimi i gjykatës për “Bandën e Er...
Fitorja e Trump në Shtetet e Bashkuara, një administratë end...
Policia e Tiranës ka hedhur dritë mbi një ngjarje të ndodhur...
Vjollca Hoxha del shumë pak në publik. Ajo njihet si e vej...
Një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve nar...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrj...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me artistë...
Larg kamerave, Rama dhe Meta kanë zhvilluar një takim mëngje...
Akademiku Artan Fuga është ndalur tek arsimi dhe “padrejtësi...
Në kuadër të luftës politike kundër George Soros, ish-kryemi...
Partia Demokratike po vazhdon protestën e saj në çadër dhe s...
Krimet e Rënda kanë lënë në “arrest me burg” dy persona të d...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Francë, ku për paso...
Një i burgosur shqiptar ka përfituar nga mos funksionimi i t...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...