LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Athinë/ Përleshje midis grupimeve anarkiste dhe policisë

18 Mars 2017, 07:41, Aktualitet CNA

Në orët e vona të së premtes, qëndra e Athinës u shndërrua në arenë përleshjesh midis grupimeve anarkiste dhe forcave të policisë.

Mediat greke bëjnë me dije se anarkistët që ishin grumbulluar në mjediset e Universitetit Politeknik, kanë sulmuar me koktejle molotov njësitë e trupave speciale, që patrullojnë në atë zonë, fare pranë sheshit Omonia.

Përpos sulmit ndaj forcave policore, anarkistët u vunë zjarrin disa kazanëve të mbeturinave, ndërsa automjetet e parkuara aty përreth shpëtuan pa dëmtime.

Po të njëjtat burime shtojnë se nga përleshjet nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që policia kreu disa arrestime. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga