Connect with Us

ANALIZA/8 vite në pushtet të Ilir Metës (PADRINO), nga Berisha tek Rama

Aktualitet

ANALIZA/8 vite në pushtet të Ilir Metës (PADRINO), nga Berisha tek Rama

Publikuar

-

Elvi FUNDO

Zgjedhjet janë në prag dhe palët po përplasen duke krijuar një krizë politike që gjithmonë shkon në favor të opozitës, dëmton forcën qeverisëse, por i krijon hapësirë edhe polit të tretë për të qenë mbi “palët”.

LSI është forca politike e cila në fakt analizohet pak ose aspak për qeverisjën e vendit. Kreu i saj Ilir Meta përpiqet të jetë “konsensual” dhe garant i një qeverisjeje të mirë, por asnjëherë në asnjë rast nuk flet për kostot publike dhe analizën që duhet ti behet LSI si forcë politike tashmë 8 vite në pushtet, katër me Berishën dhe katër me Ramën.

Me Berishën

Me pëshe më të vogël, me vetëm 4 mandate deputetësh Ilir Meta, hyri në koalicion me PD në vitin 2009. Mori disa ministri dhe me shumë se 20% të pushtetit. Ministri të cilat nga analiza ishin dështimi i Berishës në mandatin e dyte të qeverisë, pa folur për gryerjen dhe skandalet e Metës dhe të tijëve në çdo segment pushteti.

Ministria e Ekonomisë ishte simboli i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, duke filluar nga Dritan

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Sali Berisha, zevendesi i tij Ilir Meta dhe ministri i Brendshem, gjate nje seance parlamentare, ku u miratuan pa pranine e opozites dy ministrat e rinj te qeverise, Edmond Haxhinasto si minister i Jashtem dhe Ilri Meta Minister i Ekonomise.
Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Prifti, Ilir Meta, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto. Pa lënë mënjanë edhe ish-zv ministrin Sokol Dervishaj. Ministria më e akuzuar, më problematike, skandale që nuk ndaleshin, kulmin e kapi me videon Meta-Prifti dhe katër viktima në bulevard për “Bllokun e Likes”.

Më pas pati të tjera abuzime siç ishin tenderat e 300 mijë ton naftë bruto, që prokuroria nuk i hetoi kurrë, pa harruar shitjen e Albpetrol, ku Dervishaj firmoste zhdukjen e garancisë prej 85 milionë dollarë.

Mjafton kjo ministri për të kuptuar se çfarë bënte “banda” e LSI në qeverinë Berisha. Konçesionet, lejet minerare, AGBN etj etj. Vegla korrupsioni që shpartallonin biznesin dhe vendosnin “taksën e shërbimit” në emër të LSI-së dhe xhepit të tyre. Në rast se qeveria Berisha dështoi diku, ajo ishte aty ku qëndronte dhe fuste turinjtë LSI dhe Ilir Meta. Mandati i dytë i Berishës me Metën ishte formal, i lodhshëm, pa shkelqim, në një kohë të fortë krize ku aleati mendonte të vidhjte çtë mundej, si dikur floririn e shqiptarëve në Krabë.

Me Ramën

Meta braktis Berishën dhe hidhet në krahët e Edi Ramës. Merr me shumë se 30% të pushtetit, del edhe më i fortë me mbi 16 mandate deputetësh. Tani loja kalon në të tjera institucione. Meta kontrrollon Prokurorinë, deklarimin e pasurive si struktura presioni, sulmi por edhe mbrojtjeje personale. Ka në dorë disa ministri dhe drejtori kryesore. Dështim i pandalshëm por sukses në korrupsion.

LEXO EDHE:  Shmangia e dekriminalizimit, kryetari model i Ramës u thotë gjermanëve e kam emrin Elvis Ervin Roshi

Ministria e Bujqësisë është një institucion ku sekserët dhe korrupsioni qelbin në distancë. Ministri është kukull projektet kalojnë vetëm pasi jep OK Ilir Meta apo Monika. Institucioni më shumë sesa në shërbim rama metatë fermerëvë është kthyer në godinën ku grabiten fonde e projekte nga një sekt banditësh të LSI-së.

Ministria e punëve Publike e drejtuar së fundi nga Sokol Dervishaj, është çeta e grabitësve që pistolerin e korrupsionit e ka tek Drejtoria e Përgjithshme e Rrrugëve. Ministri Haxhinasto, iku si më i dështuari por edhe më skandalozi dhe i korruptuari i pandalshëm që e filloi tek Berisha dhe e mbylli tek Rama. Njësoj si krushku i tij Nasip Naço.

Këto dy mjaftojnë për të mos folur për tenderat ku vidhet edhe pilafi i të burgosurve dhe fitesi vendoset në zyrat e LSI-së.

Më shumë se 8 vite hajdut?

Besoj se kjo analizë e thjeshtë dhe argumentat që janë publike jo vetëm nga  mediat, mjaftojnë për të na sjellë tablonë e një force politike si LSI dhe drejtuesi i ilir Meta që në fakt ka më shumë se 8 vite hajdut profesionist i shqiptarëve.

Opinioni analizon PD apo PS, por pak e kanë vëmendjen tek Ilir Meta dhe sekti korruptiv  dhe i inkriminuar i LSI. Tek Ilir Meta njeriu i korrupsionit dhe aferave që gjitmeta burghçka e ka publike, asgjë të fshehur. Të gjithë janë të bindur që Meta është simboli i këtij sistemi korruptiv në Shqipëri, që fillon me klientelizëm e gjoba ndaj biznesit, lidhjet korruptive me mediat dhe përfundon në ortakëri me krimin.

Në zgjedhjet e 18 qershorit me apo pa qeveri teknike shqiptarët ashtu siç gjykojnë Ramën dhe  Bashën duhet të mendojnë edhe për Ilir Metën.

8 vite pushtet korruptiv ku mjafton analiza e dy ose tre institucioneve në dy kohë të ndryshme, të jep mundësinë të kuptosh sesi funksionon Ilir Meta dhe banda e tij.

Nuk ka asnjë ndryshim nga viti 2000 kur u zgjodh kryeministër, është po aq bandit, por më i pasur dhe korrupsionin e ka më të sofistikuar. LSI kuptohet ka më shumë eksperience dhe dhe po kalon nga korrupsioni dhe krimi ordiner në Mafie politike ku Ilir Meta është PADRINO i saj./Shkruar për Citynews

 

.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Klodiana Lala zbardh skemën/ Si u zbulua grupi kriminal nga përgjimet

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala zbardh skemën/ Si u zbulua grupi kriminal nga përgjimet

Autoritetet zvicerane përmes hetimeve zbuluan një grup kriminal i cili trafikonte drogë në Gjermani dhe Zvicër.

Kreu i këtij grupi kriminal ishte një zjarrfikës shqiptar, Ndriçim Harka, i cili është arrestuar nga policia.

Kunati i Harkës, Etmond Merja është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimi ka nisur në 2015 në një kanton të Zvicrës dhe më pas përmes përgjimeve është arritur të zbërthehet i gjithë aktiviteti.

Ka nisur me bllokimin e një sasie të vogël lënde narkotike, ku është arrestuar një shtetas shqiptar, i cili është vënë nën përgjim dhe më pas është zbuluar i gjithë rrjeti.

I gjithë operacioni është finalizuar me ndihmën e përgjimeve ku të gjithë personat flisnin për çështjen e trafikut të drogës. Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë ku koordinonte punën e grupit kriminal. Personat e arrestuar kanë ndihmuar hetuesit për zbulimin e gjithë grupit.

Nga 5 të arrestuarit në Zvicër, 3 janë shqiptarë. Prokuroria nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndaj janë duke u kryer hetime”, raportoi Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me “shtëpitë e barit” të kapura së fundmi në vendin tonë.

I ftuar në studion e Abc news, Hoxha ka bërë me dije se një aktivitet i tillë është më fitimprurës sesa mbjellja dhe kultivimi i lëndëve narkotike në natyrë.

Sipas gazetarit lulzëzimi i një aktiviteti të tillë ka nisur gjatë kohës së pandemisë ku shumë të rinj të kthyer nga Britania ngelën në Shqipëri dhe e kishin të pamundur që të gjenin një mënyrë punësimi, dhe vendosën në zbatim atë që kishin mësuar jashtë.

Para një viti unë e kam ngritur si shqetësim kultivimin e barit në ambiente të mbyllura se në menia del se është laborator kanabisi, por e vërteta është se janë kultivim njëlloj siç është në ambjente të mbyllura në kushte artificiale. Ajo që të thash më parë është lehtësia për të rekrutuar  punëtorë. Gjithkush mund të ketë dëshirë ta bëjë por nuk e bën dot se nuk e di dot, këto janë punonjës bari që kanë shkuar në Britani dhe janë shpallur në kërkim nga policia kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë.

Rritja në ambiente të mbyllura është një mënyrë për të nxjerrë shumë shpejt fitimin. Pandemia ka qenë dhe koha kur ka lulëzuar rritja e barit. Në Tiranë ka edhe rezidenca që ruhen nga rojet nuk bien pre e policisë pasi nuk lejohet të hyjë policia.

Që nga Fieri e deri në Lezhë janë zbuluar një numër i konsiderueshëm shtëpi bari, fakti që janë kapur është sukses por që kapja tregon se është masive një aktivitet i tillë. Në këtë aktivitet gjithashtu janë të përfshirë dhe profesionistët që janë elektricistet. Unë gjithashtu di dy inxhinierë që e bëjnë një vendim të tillë pa  kuptuar nga asnjë. Llampat që shpërndahen në Angli nuk harxhojnë shumë korent ndaj është shumë e vështirë që ta kapësh.

Elektricistët që bien viktima të këtyre arrestohen. Gjithashtu duhet një taks force në të gjithë territorin për të kuptuar se kush është i përfshirë”, ka thënë Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

CNA e zbuloi skandalin/ Anulohet tenderi i pastrimit në Bashkinë e Tiranës

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka denoncuar dhe i ka nxjerrë të provuara me dokumenteve ekskluzive, se si firma me dokumenta false merrnin pjesë në tendera.

Skandali ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku një nga subjektet konkuruese për tenderin e pastrimit të Tiranës, ka paraqitur dokumenta false.

Bëhet fjalë për kompaninë Korsel, për të cilën CNA.al ka mundur të sigurojë një pjesë të dokumentacionit, me të cilat ka hedhur dritë mbi skandalin. Në garën për Lotin e II të pastrimit në Tiranë, kompania në fjalë ka paraqitur dokumenta dhe kontrata për qera-marrje automjetesh të cilat janë false.

Janë disa mjete të siguruara në Rumani nga firma Korsel, ku përfshihen autobote uji dhe kamionçina.

Sipas verifikimeve të bëra rezulton se dokumentat e paraqitura në garë janë me falsifikime.  (Lexo këtu)

Hetimet nga Komisioni i Prokurimit Publik

Për këtë skandal është kryer edhe një hetim nga Komisioni i Prokurimit Publik, pas ankesave të mbërritura në këtë institucion.

KPP me anë të vendimit 264/2021, ka konstatuar se kompania Korsel ka marrë pjesë në tender me dokumenta të rreme.

KPP ka konstatuar se ekzistojnë mospërputhje në numrin e shasisë së deklaruar për të treja mjetet si dhe në peshën maksimale të pranuar.

Për të treja mjetet, këto elemente rezultojnë të ndryshme në dokumentacionin e dorëzuar nga operatori Korsel SHPK ditën e zhvillimit të procedurës së prokurimit objekt ankimi dhe provës së administruar në fashikullin e shqyrtimit administrativ nga KPP, dokument i lëshuar nga Regjistri Tregtar Rumun.

KPP gjykon se operatori ekonomik Korsel nuk ka paraqitur dokumentacion të vlefshëm lidhur me disponimin e makinerive të nevojshme për realizimin e kontratës pasi ka mospërputhje midis të dhënave të deklaruara dhe atyre të konfirmuara nga organet e tjera të administratës shtetërore në regjistrat publikë të shtetit Rumun.

LEXO EDHE:  Tritol makinës së drejtorit të Portit të Durrësit/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat kundër koronavirusit

Për këtë arsye, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron dhe se autoriteti kontraktor duhet të skualifikojë operatorin ekonomik “Korsel” në procedurën e prokurimit objekt ankimi”, thuhet në vendimin e Komisionit të Prokurimi Publik.

Për këtë arsye KPK ka kërkua nga Autoriteti kontraktor që të skualifikojë operatorin ekonomik “Korsel” SHPK dhe më pas të anulojë procedurën prokurimit.

Gjithashtu KPP  i ka propozuar Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ për konstatimet e gjetura.

Vendimi i KPP

1.Të mos marrë në shqyrtim pretendimet e operatorit ekonomik “Rej” SHPK lidhur me skualifikimin e ofertës së tij në procedurën e prokurimit të sipërcituar.

2. Autoriteti kontraktor të skualifikojë operatorin ekonomik “Korsel” SHPK dhe më pas të anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet e mësipërme të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik.

3.T’i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ për konstatimet e mësipërme, si edhe të dërgohet pranë APP-së kopje e materialeve të administruara në shqyrtimin administrativ nr.332 prot datë 24.02.2021.

4.Autoriteti kontraktor, brenda 10 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

5. Ngarkohet zyra e financës që të bëjë kthimin e tarifës financiare të paguar nga operatori ekonomik “Rej” SHPK./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

LEXO TE PLOTE