LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike për familjen shqiptare/Iu vdes djali në aksident për ditëlindje (Emri)

17 Mars 2017, 21:59, Aktualitet CNA

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar, ditën e sotme në Itali. Viktima është 16-vjeçari Auerlio Hasaj, i cili ka qenë duke festuar ditëlindjen. Ai është aksidentuar në komunën e Milazzos, në Messina, teksa udhëtonte me një skuter së bashku me një vajzë.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur motori me të cilin lëviznin dy bashkëmoshatarët u përplas me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes 16-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, pasi u rrëzua me forcë në asfalt, ndërsa vajza me inicialet P.G, ka pësuar lëndime të lehta dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari shqiptar u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por humbi jetën gjatë operacionit.

Sakaq, policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Akoma edhe më tragjike për familjarët, miqtë, edhe shokët, është humbja e njeriut të tyre të dashur në ditën e lindjes.

Aurelio ishte i njohur në qytet, edhe për shkak se ishte pjesë e ?Shoqatës së të rinjve?./CityNews

Lajmet e fundit nga