LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i parë/Merkel sot kokë më kokë me Donald Trump/Çfarë do diskutohet

17 Mars 2017, 07:42, Aktualitet CNA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë sot takimin e parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Uashington.

?Gjithnjë është më mirë të bisedohet me njëri-tjetrin se sa për njëri-tjetrin?, i tha Merkel gazetës, Saarbruecker Zeitung.

E pyetur nëse të dy palët janë kureshtare, kancelarja Merkel tha se ?definitisht ka kureshtje, po ashtu edhe kënaqësi për takimin me njëri-tjetrin? së paku nga ana ime?.
Takimi ishte parashikuar të mbahej më 14 mars, por u shty për shkak të motit të keq në Uashington.

Kancelarja Merkel tha se ajo dëshiron të bisedojë me presidentin Trump për çështje të sigurisë, ekonomisë, dhe për të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lidhur me shqetësimet për luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, Angela Merkel theksoi se ?vendet tona përfitojnë kur punojnë mirë së bashku dhe në mënyrë korrekte?./CityNews

Lajmet e fundit nga