LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spartak Braho braktis Ilir Metën?!

17 Mars 2017, 08:58, Aktualitet CNA

Deputeti i listës së socialistëve, por dikur krahu i djathtë dhe miku i ngushtë i Ilir Metës, Spartak Braho, duket se po mbyll përfundimisht karrierën e tij në politikë. Një prishje me Ilir Metën e ka nxjerrë në hije Baba Takun, i cili prej kohësh ka humbur pa nam e pa nishan.

Spartak Braho, deputeti që më shumë se njeriu i LSI shihej si njeriu me çantën e zezë në dorë në krah të Ilir Metës, nuk po flet më. Çanta e tij është zhdukur, faktet dhe provat e tij nuk ekzistojnë më. Ilir Meta e ka spostuar në një qoshe, duke i mbyllur gojën kreut të Komisionit të Rendit dhe Sigurisë, i cili shihej si një nga personat më me pushtet pas Ilir Metës në atë forcë politike.

Baba Taku, siç i thonë ish-socialistit tani LSI-stit Braho, ka humbur së bashku me çantën e tij, të cilën e përdori në mbrojtje të Ilir Metës në vitin 2011 kur u shfaq publikisht skandali i përgjimit me Dritan Priftin. Jo vetëm kaq, por edhe më vonë, çanta e zezë e Baba Takut shfaqej sa herë Ilir Metës i ndodhte ndonjë skandal, apo akuzohej për korrupsion, a komplote për vrasje, siç ishte rasti me deputetin e Partisë Socialiste, Tom Doshi.

Baba Taku nuk shfaqet më publikisht. ?Gojët e liga? thonë se ai ka pasur një përplasje me Metën, dhe pritet që ky i fundit të mos e kandidojë më si deputet. Pra, Spartak Braho nuk do të jetë kandidat në listat e LSI-së. Ndërkohë, mandatin aktual e ka lista e PS-së. Burime i thanë CityNews se kur dikush e pyeti Baba Takun se ku ndodhej çanta e tij e zezë, ai kishte thënë se e kishte ?humbur? pa dashje në zyrën e Edi Ramës. Ndoshta çanta, ndoshta kandidimi, ndoshta përplasja, janë tre faktorë që kanë bërë Spartak Brahon ?të padukshëm? për opinionin publik kohët e fundit.

?Buka e thyer nuk ngjitet?, thotë populli. Kështu me sa duket ka përfunduar dhe historia e miqësisë mes Metës dhe Brahos./CityNews

Lajmet e fundit nga