Connect with Us

Shqipëria burim droge/ Luan Rama: Shteti të reagojë menjëherë!

Aktualitet

Shqipëria burim droge/ Luan Rama: Shteti të reagojë menjëherë!

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, reagoi mesditën e sotme në lidhje me Raportin e DASH, të publikuar një ditë më parë.  Ai apeloi për një reagim të menjëhershëm të institucioneve dhe jo të japin shfaqje televizive.

“LSI në vazhdimësi dhe në vijimësi ka qënë e vendosur dhe ka apeluar për rëndësinë që mer lufta e vendosur, pa asnjë hezimin ndaj çdokujt që meret me kultivimin e lëndëve narkotike”, tha Luan Rama.

Ai nënvizoi më tej se mbetet e rëndësishme të “dëshmojmë angazhim konkret në këtë sfidë, në mënyrë që Shqipëria të mos bëjë spektakle që çohen policë për kanabis”.

LEXO EDHE:  Masat drastike/ Basha i pari që zbaton urdhërat e Ramës

Në daljen për media, kreu i grupit parlamentar të LSI,  tha se DASH konfirmoi situatën e kanabisit në vend dhe se shteti e ka për detyrë të parandalojë dhe të luftojë këtë veprimtari kriminale.

“Nga selia e LSI i bëj thirrje të gjithë insitucioneve të reagojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë konkrete dhe jo me fraza, demagogji dhe akuza e kundër-akuza, për t’iu përgjigjur më seriozisht shqetësimit të përsëritur të partnerëve, të Departamentit të Shtetit”, tha më tej ai. /CityNews  

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Fuga: Opozita ka probleme në kërkesat e saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku Artan Fuga, ka folur për vettingun e politikanëve.

Në një intervistë me Syri tv,  Fuga thekson se deputetët duhet të marrin ata dënime, që marrin qytetarët dhe të mos kenë asnjë imunitet.

Ndërsa theksoi se opozita ka problem në kërkesat e saj, pasi nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.



“Vettingu i politikanëve është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Politikanët të marrin ata dënime, që marrin qytetarët. Deputetët të mos kenë asnjë imunitet, të dënohen ata që shkelin ligjet. Ata që bëjnë gabime, të shkojnë e të dënohen. Këtë konsideroj pastrim të politikës, por kjo kërkon drejtësi të pakapur. Drejtësia është nën influencat politike. Opozita ka probleme në kërkesat e saj. Nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.

Nisma i largohet parimeve të Kushtetutës dhe konventeva të të drejtave të njeriut që ka firmosur Shqipëria, i largohet ligjeve të BE-së, që ne kërkojmë të afrohemi. Qëllimi mund të jetë i mirë, por se legjislacioni ka shumë rëndësi. Edhe kur thuhet se ky njeri nuk duhet që të zgjidhet përjetë, është paksa shkelje e të drejtave të njeriut, sepse duhet t’i përmbahemi konventave ndërkombëtare për të drejtat njerëzore”, u shpreh Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi në Krujë/ Grida Duma: Hetimet të zbardhin të vërtetën, po luajnë me jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në qytetin e Krujës, ku qindra banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duma, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook nxjerr, nga njëra anë,  kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.



LEXO EDHE:  Zbulohet kush do ta "vrasë" Ervin Salianjin

LEXO EDHE:  Masat drastike/ Basha i pari që zbaton urdhërat e Ramës

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë/ Si u zbulua nga skaneri

Publikuar

-

Nga

13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.

Raportohet se paratë i janë gjetur shtetasit me inicialet I.C nga Rumania.

Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.

Njoftimi:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës



Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

LEXO EDHE:  Edi Rama rikthen mbështetësit e Fatos Nanos në PS

LEXO EDHE:  Gjata “kryqëzon” Ramën, Ballukun dhe Markun/ Duhet të përgjigjeni për këtë pyetje

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës:  www.dogana.gov.al

 

LEXO TE PLOTE