LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në mbrojtje të historisë/ Ja detajet që jep Policia e Durrësit për protestën

17 Mars 2017, 17:03, Aktualitet CNA

Ashtu sikundër u paralajmërua, Shoqëria Civile mbajti protestat në lidhje me projektin Veliera. Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, zhvilloi protestën e radhës, për zbatimin e vendimit të gjykatës, e cila ka vendosur bllokimin e punimeve në të gjithë zonën arkeologjike. Për këtë rast, Policia e Durrësit, përmes një njoftimi për mediat, njofton për tubimin paqësor, si dhe për plagosjen e dy shtetasve.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, miratoi kërkesën për zhvillimin e një tubimi paqësor në datë 16.03.2017, ora 21:00, zona para ?Torrës Veneciane”, me motiv ndalimin e gërmimeve në zonën arkeologjike “A”.

Sipas kërkesës, protestuesit do të kalonin natën para Sheshit të ?Torrës Veneciane?, në orën 08:00, të datës 17.03.2017, do të drejtoheshin drejt Bashkisë dhe deri në orën 09:00 do të protestonin para shkallëve të Bashkisë Durrës.

Protesta zhvillohej nga një grupim i Shoqërisë Civile, të cilët kërkuan për mbështeteje një grup studentësh “Lëvizja Studentore” e formuar për mbrojtjen e sistemit të vlerave dhe kundërshtimin e pseudo-shtetarëve, në funksion të kundërshtimit të projektit?, ?Veliera?.

Protesta nisi në orën e caktuar dhe vijoi në mënyrë paqësore deri në orën 22:30, kohë kur midis dy grupeve të mësipërme pati konflikt.

Lëvizja Studentore pretendon se nuk është përmbushur kushti që palët kishin rënë dakort, se në protestë nuk do të kishte thirrje politike (ata pretendojnë se Shoqëria Civile ka pasur veshje me stema dhe emblema të Partisë Demokratike).

Konflikti nisi midis shtetasve A.J., 29 vjeçe, banuese në Elbasan dhe L.B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pjesë të Shoqërisë Civile dhe shtetasve E.K. 33 vjeç, dhe G.J. 25 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e Lëvizjes Studentore.

Dy nga shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore, në Spitalin Rajonal Durrës, shkuan në banesa.

Policia e Durrrësit nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj tyre dhe materialet për veprime të mëtejshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje?. /CityNews

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga