Connect with Us

Fiks Fare/ Ndeshja e futbollit që shoi ëndrrat e qytezës së Rubikut

Aktualitet

Fiks Fare/ Ndeshja e futbollit që shoi ëndrrat e qytezës së Rubikut

Publikuar

-

Në maj të vitit 2015, u luajt ndeshja e futbollit mes Rubikut dhe Internacional Tirana, në Pezë Helmes, në kategorinë e tretë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Internacionalit dhe për rrjedhojë, Internacionali u ngjit një kategori më lart. Skuadra e Rubikut, pas asaj ndeshje, u shkri, duke shuar ëndrrat e qytezës së vogël. Por, megjithëse kanë kaluar shumë muaj, vazhdon të flitet për atë ndeshje, jo për rezultatin, por për parregullsitë e konstatuara. Skuadra e Rubikut është ankuar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe prokurori. FSHF-ja nuk i ka dhënë të drejtë, ndërsa akuza kryeqytetase vazhdon të zvarrisë hetimin.

fiks 1Në redaksinë e emisionit Fiks Fare “trokiti” z.Preng Gjergji, ish-trajneri i KF Rubikut. “Ndeshja u luajt në 15 maj të vitit 2015 në fushën sportive Pezë Helmes. Në pjesën e parë të takimit kam parë që një lojtar i Internacionalit nuk ishte i federuar. Duhej të luante lojtari Endri Murati, por luajti Andon Shutermeja. Ky i fundit, në atë kohë, nuk ishte me Internacionalin. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-0 në favor të Internacionalit, që u ngjit një kategori më lartë, ndërsa Ekipi i Rubikut, pas asaj ndeshje u shkri” thotë Preng Gjergji. Ai i serviri Fiksit pamje të ndeshjes, duke krahasuar lojtarin që luajti i pafederuar (Andon Shutermeja) me lojtarin që duhet të luante (Endri Murati).

fiks 2“Jam ankuar në FSHF, por komisioni i disiplinës nuk e mori për bazë këtë denoncim, duke vulosur fitoren e Internacionalit. Pas asaj ndeshje ne u fundosëm, lojtarët u demoralizuan dhe aktualisht nuk kemi një ekip futbolli. Pse të mos ishim ne Kukësi i ri? I kishim të gjitha mundësitë, na prenë ëndrrat në mes. E kam denoncuar çështjen në prokurori. Prokuroria pushoi hetimet, ndërsa unë e ankimova në gjykatë. Gjykata vendosi që çështja të rihetohej, duke bërë edhe veprimet përkatëse të marrjes në pyetje të futbollistëve. Prokuroria po e zvarrit këtë çështje” thotë z.Gjergji, duke shtuar se e ka kërcënuar z.Agim Bedini, trajneri i Internacionalit, ndërsa Delegatët e FSHF-së nuk bënë asnjë veprim.

fiks 3Gazetarët e Fiksit takuan në kompleksin sportiv në Pezë Helmes z.Agim Bedini, trajnerin e ekipit Internacional. Gjatë intervistës ai tha se ekipi i tij e meritoi fitoren. “Ajo çështje është mbyllur që në atë kohë. Ne kemi luajtur një kampionat e gjysmë në kategorinë e dytë, ku dhe jemi aktualisht. Ata e ankimuan çështjen, por FSHF-ja vendosi në favorin tonë” thotë z.Bedini, ndërsa pyetet nëse në atë ndeshje ka luajtur ndonjë lojtar i pa federuar. Ai thotë se jo, nuk ka luajtur, madje pretendon se në atë takim nuk ka pasur asnjë parregullsi. Por, jashtë kamerës, ai thotë se lojtari që pretendon KF Rubiku luajti vetëm një pjesë loje. “U bë një ngatërresë dhe për 2 a 3 muaj u zgjidh gjithçka. Edhe nëse ka të drejtë KF Rubiku, nuk mund të kthehet asnjë gjë” vijon ai.fiks 4

LEXO EDHE:  Nga licensat e noterëve tek skandali i byzylykëve/ Fundoset ish-ministri i Ramës?

Pas pretendimeve të dy trajnerëve, Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF na ktheu përgjigje se nuk janë marrë parasysh filmimet që trajneri i Rubikut ka çuar në federatë. Në këto filmime tregohej qartë se futbollisti i pafederuar luan në një ndeshje të kategorisë së tretë. Në fund thotë se “është e pamundur sot të parashikohet se çfarë mund të kishte ndodhur me klasifikimin dhe ngjitjen ose jo të KF Rubiku në një kategori më lartë”./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushatë hapje në PS/ Rama: Kush nuk ka arritur objektivin t’i lërë vendin dikujt tjetër!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë një fushatë hapje në PS.

Gjatë fjalës së tij aitheksoi se kush nuk ka arritur objektivat në terren duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër.

Mes të tjerash Rama tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030.

‘Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë atao që duna të bëhen pjesë e PS. Kush nuk e ka arirtur objektivin duhet që ti lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri a2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës.’- tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas fitores/ Rama prezanton objektivat, kur do formohet Qeveria e re

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama prezantoi objektivat e Partisë Socialiste ku u shpreh se pas sezonit të verës do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, kush nuk e ka arritur objektivin dhe kush nuk ja ka zbardhur faqen partisë duhet t’ja lerë vendin dikujt tjetër. Gjithashtu Rama u shpreh se 12 Qershori është 30 vjetori i Partisë Socialiste dhe kjo është dita e duhur për të thirrur komisionin dhe për të paraqitur vizionet.

Mesazhi i parë për gjithë familjen është gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores tjetër për vitin e ardhëm dhe zgjedhjet e 2025. Gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë që të kuptojmë se ku dhe si duhet të ndërhyjmë në makinen elektorale dhe në Partinë Socilaiste. Me gadishmerinë do nisim fushatë hapje të partië socialiste. Kush nuk e ka arritur objektivin, kush nuk ja ka zbardhur faqen duhet gjithashtu t’ja lerë vendin dikujt tjetër.

Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE