Connect with Us

Dyshohet se vodhi dyqanin e celularëve/ Ja personi i ndaluar

Aktualitet

Dyshohet se vodhi dyqanin e celularëve/ Ja personi i ndaluar

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi, i cili dyshohet se është autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një dyqani të celularëve. Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Laska, 34 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u ndalua autori i dyshuar për vjedhjen me dhunë  të dyqanit të celularëve T-Telekom, ndodhur në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shtyhet takimi mes kryeministrit Rama dhe Hotit

Publikuar

-

Nga

Shtyhet takimi mes kryeministrave Rama dhe Hotit

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Avdullah Hoti është shtyrë për në datën 2 tetor.

Hoti ka lajmëruar përmes një postimi për takimin e planifikuar këtë të premte, se do të shtyhej për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, shtyrja e takimit u ra dakord me Ramën, duke e falënderuar për mirëkuptimin.



“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nis votimin e kandidatëve për deputetë/ Ibsen Elezi thirrje demokratëve: Skandal! Refuzoni procesin

Publikuar

-

Nga

PD nis votimin e kandidatëve për deputetë/ Ibsen Elezi thirrje demokratëve: Skandal! Refuzoni procesin

Anëtarësia e Partisë Demokratike lajmëroi se do të nisë këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë dhe publikoi kalendarin e votimit për secilin qark.

Për këtë ka reaguar ashpër ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i cili ka bërë një thirrje të fortë për anëtarët e PD-së.

Elezi e cilëson këtë votim si një skandal, ndërsa i kërkon demokratëve të mos bëhen pjesë e këtij procesi.

Ai pretendon se qëllimi i vërtetë i Bashës nuk është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ata janë bashkë dhe duan të qeverisin bashkë.



“Anëtarë të PD! Refuzoni të bëheni pjesë e këtij procesi të turpshëm.

LEXO EDHE:  “Operacioni italo-shqiptar goditje të fortë krimit të organizuar”/ Lleshaj ka dy fjalë për Policinë dhe SPAK

LEXO EDHE:  Video-Sekuestrohen 63.5 kg marijuanë në Shkodër/Shikoni ku e kishte fshehur trafikanti

Këto nuk janë zgjedhje, pasi ju nuk mund të zgjidhni dikë, këto janë kontestime pasi ju kanë lënë vetëm mundësinë e kontestimit të dikujt. Këta ju konsiderojnë injorantë, kanë synim t’ju poshtërojnë.

Ky skandal tregon se qëllimi i tyre nuk është rrëzimi i Ramës, janë bashkë dhe duan të qeverisin bashkë”, shkruan Elezi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vonesat për hapjen e negociatave me BE/ Gjosha: Zvarritje e qëllimshme nga qeveria 

Publikuar

-

Nga

Vonesat për hapjen e negociatave me BE/ Gjosha: Zvarritje e qëllimshme nga qeveria 

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit tha se ka kaluar një kohë e gjatë e tashmë duhet të ishin plotësuar disa nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave.

“Kushti i parë dhe më kryesor ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe mendoj se sa më shumë zvarritet aq më shumë ajo krijon një sfidë shumë të madhe për të kaluar më pas te përmbushja”,- tha ajo në një intervistë për Euronews Albania.

Ish-ministrja nuk la pa përmendur zvarritjen e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Sipas saj, ngërçi i krijuar do të vështirësojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.



“Unë nuk mendoj se Shqipëria do të shkojë drejt Konferencës së Parë ndërqeveritare, fatkeqësisht dhe më vjen shumë keq sepse kjo do të duhet të kishte ndodhur vite më parë”,- u shpreh Gjosha.

LEXO EDHE:  Vodhën 2 milionë lekë në banesën e kushëririt/ Prangoset 25-vjeçari, nën hetim dhe dy të mitur

LEXO EDHE:  Video-Sekuestrohen 63.5 kg marijuanë në Shkodër/Shikoni ku e kishte fshehur trafikanti

Në fjalën e saj, znj. Gjosha ftoi mazhorancën që t’i përmbahet marrëveshjes politike të 5 qershorit, marrëveshje kjo e cila u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Ajo shtoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Uroj që mazhoranca të ulet me këmbë në tokë për t’ju rikthyer marrëveshjes së 5 qershorit, sepse kjo është realisht shumë e rëndësishme për procesin e integrimit europian të vendit, por edhe për t’i dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë të votojnë”, theksoi Gjosha.

LEXO TE PLOTE