Connect with Us

Nishani merr pjesë në Forumin e 5-të Global të Bakusë

Aktualitet

Nishani merr pjesë në Forumin e 5-të Global të Bakusë

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë sot në hapjen e Forumit të 5-të Global të Bakusë, me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: pushteti dhe interesat”, krahas shumë krerësh të tjerë shtetesh, ish-krerë shtetesh e qeverish, si dhe një numri të madh politikanësh, studiuesish, akademikësh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti Nishani mbajti me këtë rast dhe një fjalë në panelin e parë të këtij Forumi të përbërë nga Presidentë të vendeve të ndryshme. Duke vlerësuar tematikën e përzgjedhur nga organizatorët, Presidenti Nishani e vlerësoi atë si për folësit dhe auditorin, pasi lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me sistemin aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare që rregullon marrëdhëniet mes shteteve, rajoneve dhe organizatave të ndryshme.

Kreu i Shtetit theksoi ndër të tjera, se që pas Luftës së Dytë Botërore, ky sistem e ka mbajtur botën në paqe dhe stabilitet, por se gjithashtu, në momentin aktual nuk po arrin do të parandalojë apo t’u japë zgjidhje shumë çështjeve e sfidave të shoqërisë sot. Duke shtruar disa pyetje retorike, Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se: “prej disa vitesh tashmë, bota dhe shoqëritë tona po përballen me kriza, sfida e zhvillime të jashtëzakonshme e shumë të shpejta, por edhe me pasojat dhe efektet që ato kanë prodhuar”.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani iu referua: zhvillimeve teknologjike, që kanë prekur horizonte të papara; turbulencave të fuqishme ekonomike, në shkallë shumë më të gjerë se krizat e mëparshme; ndryshimeve klimatike; konflikteve dhe luftrave lokale me implikimet e rrezikshme etnike, fetare e rajonale; terrorizmit dhe valëve të refugjatëve nga zonat në konflikt; respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; globalizimin e shoqërisë së sotme; etj. Në këtë apsekt, Presidenti Nishani theksoi se: “nëse këto sfida e kërcënime do të arrijnë të ndikojnë e orientojnë politikat tona lokale, rajonale apo globale, atëherë zgjidhjet do të jenë shumë më të vështira”.

Presidenti Nishani e njohu auditorin gjithashtu edhe me implikimin dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e këtyre sfidave e kërcënimeve, duke theksuar se Shqipëria, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që ka, po jep kontributin e saj si në nivel rajonal ashtu edhe në kuadrin e zhvillimeve të ndryshme ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Presidenti theksoi se: “angazhimi i vendit tim në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm ka qenë aktiv dhe domethënës. Brenda vendit janë ndërmarrë veprime të shumta ligjore e sociale, për të ç’kurajuar elementet ekstremiste, si dhe promovuar idetë dhe programet që nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare. Ndërsa në nivel rajonal, është rritur bashkëpunimi me vendet fqinje për shkëmbim informacioni dhe koordinim veprimesh.”

Duke iu refereuar eksperiencës së hidhur të rajonit të Ballkanit, veçanërisht pas konflikteve të dhunshme etnike e fetare pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Presidenti Nishani theksoi se sot të gjitha vendet janë të përfshira në dialog me njëri-tjetrin dhe se agjendat e tyre janë të orientuara drejt pajtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e Presidentit Nishani

Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu se referencat dhe metaforat, shpesh negative, kanë bërë që edhe sot ky rajon të vijojë të merret si shembull në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe të jetë arenë e interesave të shumta. “Fatkeqësisht, ka ende fuqi dhe interesa të mëdha që e pengojnë këtë rajon të shkëputet tërësisht nga e kaluara, të cilat shfrytëzojnë marrëdhëniet delikate ndëretnike, nacionalizmin primitiv që shfaqet hera-herës, instalimin e frikës përmes terrorizmit, nivelin ende të ulët të zhvillimit dhe të ndërlidhjes mes vendeve të rajonit dhe qytetarëve të tyre, por edhe rënien e vëmendjes së strukturave të BE-së dhe NATO-s për shkak të sfidave të shumta, për ta kthyer atë në ditët e tij më të errëta.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh se: “e ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare do të varet shumë nga mënyra se si shoqëritë dhe vendet tona do të përballojnë dhe adresojnë sfidat dhe kërcënimet aktuale, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe në nivel global”.

Më pas Presidenti Nishani dhe presidentët e tjerë në panel iu përgjigjën interesit të auditorit, duke shprehur disa qëndrime lidhur me nevojën e reformimit të sistemit aktual, apo respektimit të tij pa dy standarde. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Nishani në Samitin e Paqes/ “Ndryshimin e kufijve do të ishte një investimi i rrezikshëm”

LEXO EDHE:  BE dhe OSBE ndahen me Presidentin Meta për datën e zgjedhjeve

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kodheli kundër ish-presidentit Nishani / Ja pse nuk duhen deklasifikuar dokumentet

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  E tradhtoi kur ishte shtatzënë, Melania hakmerret ndaj Trump

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani shpjegon ku ka ngecur Gjykata e Lartë

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  BE dhe OSBE ndahen me Presidentin Meta për datën e zgjedhjeve

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE