Connect with Us

Nga Andi Bushati/Çadra po e çmend Ramën

Aktualitet

Nga Andi Bushati/Çadra po e çmend Ramën

Publikuar

-

Megjithëse fillimisht u duk si një lëvizje nga halli, megjithëse u komentua si një manovër për të shmangur vettingun, megjithëse u përfol si një alibi për t’i shpëtuar humbjes së paevitueshme në zgjdhje, protesta e opozitës ka arritur ta destabilizojë keq kryeministrin.

Po të shohësh me kujdes lëvizjet e Ramës, në këtë muaj kur opozita është ngujuar poshtë zyrës së tij, nuk është e vështirë të dallosh, çorientimin, kaosin dhe siç thoshte ditët e fundit një nga mbështetësit e tij: “ankthin”.

Le t’i marrim me radhë…

Sapo PD shpalli vendimin e saj për tu ngujuar në çadër dhe Basha bëri thirrjen e pazakontë se ishte gati për luftë, në zyrat e kryeministrisë u përpunua ideja e çadrës alternative të qytetarëve pro vettingut. U mobilizuan me shpejtësi disa mercenarë të shoqërisë civile të paguar me taksat e shqiptarëve dhe hapën ngado strehëza propagandistike për mbledhjen e firmave.

Por nuk zgjati shumë dhe kësaj butaforie të mjerë i doli boja. Nga Gjirokastra në Tiranë, më shumë se një media vërtetoi se procesi i nënshkrimeve ishte fallc, se ato nuk kishin asnjë besueshmëri dhe se çadrat e vogla Rilindjes ishin ngritur vetëm për t’i shërbyer ministrave si tribunë për të folur kundër çadrës së madhë para kryeministrisë.

E gjithë kundërpërgjigjja dështoi me turp edhe autorët e saj i humbën edhe ato mundësi që kishin për ta shfrytëzuar fabulën e vettingut si një armë propagandistike.

Po nën efektin e çadrës Rama vendosi të presë edhe kokën e Saimir Tahirit. Nuk ka rëndësi nëse ishte Meta që e kërkoi vënien e saj në gijotinë, apo ishin ndërkombëtarët që donin ta përdornin atë si monedhë shkëmbimi. Po të mos kishte thirrur opozita për bojkot, Saimir Tahiri do të ishte ende në detyrë.

Por, në vend që t’i shërbente, ky kurban i shkoi Ramës më shumë në dëm të vet. Kur Tahiri e pa se ai qe thjeshtë një objekt në pazarin e negociatave, ai rrefuzoi të largohej. Kjo përplasje dere në fytyrën e kryeministrit solli maskimin e saj përmes arrnimeve në kabinet. Por edhe “gjetja” e spin doctor-ëve se ndryshimet po bëheshin për të favorizuar partinë para qeverisjes, nuk zuri aspak vend. Të gjithë u tallën me këtë gënjeshtër të prodhuar në panik që mori me vete kot së koti edhe kokat e Beqes, Klosit dhe Çuçit.

Pra Rama shkarkoi një të tretën e kabinetit të tij dhe askush nuk i’a zuri për të mirqenë këtë hara-kiri.

Edhe atij që kryeministri shpresoi t’ia shesë këtë sakrificë si dhuratw, e rrefuzoi me përbuzje. Pikërisht në ditën kur Rama bëri tërheqjen më të madhe të këtij mandati, Ilir Meta në vend që ta përgëzonte nxori në resht dy ministra për të thënë se LSI e donte kryetarin e saj kryeministër. Një thikë më të egër pas shpine pikërisht në ditën kur Rama dukej më keq se kurrë nuk mund të kishte.

LEXO EDHE:  Vrasja e të riut në Shkodër/ Vasili: Qeverisë i ka ikur situata nga duart

Si për ta konfirmuar gjendjen e tij të rënë kryeministri bëri edhe dy dalje publike. Ai nuk bindi askënd me monologun e tij të së dielës në Facebok, më të zymtin, më të shkurtrin dhe me pak argumentuesin që ka mbajtur ndonjëherë. Edhe një ditë më pas, “për të ndrequr gabimin” ai u shfaq tek Top Story i Sokol Ballës, por edhe aty në vend që të shpjegoonte dhe të bindte publikun, t’i përgjigjej drejt përdrejt pyetjeve që i bëheshin, filloi të kërcënonte gazetarin se do largohej nga emisioni, se ai ishte pjesë e çadrës së PD dhe shantazhe të tilla të rëndomta. Edhe aty ai u paraqit i çorientuar, i pasigurtë dhe gjithë ankth.

Këtë gjendje jo stabël psikologjike Rama e vulosi më në fund duke kopjuar të gjithë autokratët që përjetojnë fundet e regjimeve të tyre. Ai akuzoi armiqtë e jashtëm se në bashkëpunim me opozitën po kërkonin të keqen e Shqipërisë që ai e identifikonte me të keqen e tij.

Kjo është pak a shumë kronologjia e ngjarjeve që tregon se si është sjellë kryeministri që kur PD-ja ngriti çadrën poshtë zyrës së tij. Kjo është renditja e ngjarjeve nga e cila nuk është e vështirë të kuptosh se sa kaotik, i panikuar dhe pa busull ka qenë Edi Rama që prej 18 shkurtit të kaluar.

Prandaj edhe nëse ka dështuar në shumëçka, së paku këtë efekt çadra e PD-së e ka arritur.

Nuk janë të paktë ata që mendojë se ajo çadër reziston aty për të shmangur vettingun. Të tjerë janë të bindur se Basha vazhdon ta mbajë duke shtrënguar dhëmbët, sepse ai nuk ka asnjë shpresë reale për të fituar zgjedhjet. Edhe unë renditem mes tyre.

Por pavarësisht nga këto, ajo duket se po e mbërrin një qëllim. Në lojën e pisët të goditjeve nën brez, ajo po i shërben opozitës si presioni i vetëm për ta shtyrë kundërshtarin drejt gabimit. Dhe sa më shumë kjo trysini do të rritet, duke vazhduar me bojkotin e zgjedhjeve, aq më shumë Rama do të destabilizohet.

Çdo ditë më shumë e Bashës në çadër është një makth më tepër për Ramën në zyrë. Prandaj vazhdimi i betejës poshtë dritares së tij, është e vetmja armë që i ka mbetur në duar kreut të PD-së./lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rama “sherr” me qytetarët/ Jeni mësuar keq, i shkruani Kryeministrit për punë!

LEXO EDHE:  Kërcënimet e Berishës ndaj Ramës/ Reagon deputeti socialist: Shpikje...

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Negociatat/ Zbulohet marrëzia e fundit e Ramës

LEXO EDHE:  Rama “sherr” me qytetarët/ Jeni mësuar keq, i shkruani Kryeministrit për punë!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: