LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reporterët pa kufij "tregojnë" autorët e dyshuar/Vendosni përpara drejtësisë dhunuesit e gazetarit Elvi Fundo

15 Mars 2017, 18:33, Aktualitet CNA

Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar për sulmin e javës së kaluar ndaj gazetarit investigativ Elvi Fundo, i cili i ka bërë thirrje autoriteteve të vendosin para drejtësisë autorët.

Editori i Citynews dhe drejtuesi i Radio Best, është dërguar në spital pas një sulmi në fytyrë, dhe shenjave në këmbën e dëmtuar, nga dy persona të paidentifikuar të cilët e kanë sulmuar atë mëngjesin e 8 Marsit, në zonën e stacionit të trenit në Tiranë.

Policia ka deklaruar se është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e atentatorit, ndërsa lajmi është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka vizituar Fundon në spital, brenda 24 orëve të para pasi ndodhi sulmi.

Fundo së fundmi ka investiguar në lidhje me disa skandale të drejtuesit të Ora News, një kanal privat televiziv.

Duke folur nga krevati i spitalit, ai ka aluduar se sulmi mund të ketë lidhje me disa nga shkrimet e tij të fundit.

? Të shpresojmë se do bëhet cdo gjë për të identifikuar autorët e sulmit ndaj gazetarit Elvi Fundo, duke i sjellë ata para drejtësisë? ka dekaruar kreu i Reporterëve pa Kufij për Europën dhe Ballkanin, zoti  Pauline Adès-Mével.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë(APJ), dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH),si dhe  Bordi i Autoriteti të Mediave Audiovizive(AMA), kanë reaguar në mbështetje te gazetarit Fundo.

Shqipëria renditet e 82-ta në listën e 180 shteteve për Indeksion  e Lirisë së Mediave në Botë.

https://rsf.org/en/news/albania-journalist-who-covers-corruption-hospitalized-after-attack

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga