Connect with Us

Nga Nikoll Lesi/Letër për Batonin, Edi Rama shkon për lesh, presh …!

Aktualitet

Nga Nikoll Lesi/Letër për Batonin, Edi Rama shkon për lesh, presh …!

Publikuar

-

Baton Haxhiu është një djalë kosovar që ka marrë nënshtetsi shqiptare. Analist, gazetar dhe drejtues i një media në Kosovë. Realisht njihet si njeri që këshillon Edi Ramën. Së fundmi edhe në Prishtinë i organizoi pritjen, darkën dhe shumë mirë bëri pasi miqtë, edhe në kohë të vështira politike duhen ndihmuar e respektuar. Në këtë pikë Batoni mbetet korrekt si njeri.

Nuk kam asnjë ankesë për Batonin, përkundrazi e shoh me respekt historinë e tij.

Por në një shkrim të botuar sot në disa web-e dhe gazeta me titull “Demokracia e çadrave”, shkrim që nga një web në tjetrin merrte tituj të ndryshëm sipas preferencave të botuesit apo linjave editoriale momentale, Batoni nxit Edi Ramën që të largojë Ilir Metën nga koalicioni dhe të qeverisë pa Ilir Metën (LSI). Bile një togfjalësh helmues si “Iliri «është helmi i socialistëve dhe melhemi i demokratëve ndërkohë që nën kupolë nuk ndodh asgjë», na thotë një diplomat i invovuar në kritë. Me të drejtë, së paku nuk ndodhë asgjë pozitive”-citon Batoni duke futur heshtën brinjë me brinjë, por dihet se më i majtë se Ilir Meta nuk është Edi Rama. Mirë apo keq, Ilir Meta ka dalë nga e majta, punon për të majtën, bile paksa të majtën tradicionale dhe mbetet te e majta si në gen ashtu dhe në përspektivën e afërt. Edi Rama, ndonëse është kryetar i PS-së dhe kryeministër i së majtës, ai nuk ka asnjë lidhje shpirtërore me të majtën socialiste. Aspak. Rama si kryeministër ka bërë disa reforma drastike, të pranueshme, siç edhe ka bërë sallatë shumë të tjera. Ai është Rilindas, siç e thotë mjaft bukur lideri i LIBRA, Ben Blushi. Dhe për më tej Edi Rama ka marrë selinë rozë me një grup rilindasish, që pasi e shpartalloi PS-në, duke larguar ikonat socialiste si filozofin e së majtës Ben Blushi dhe “karlmaksin e PS-së”, Koço Kokëdhimën; tani Edi Rama ka mbetur shah-mat. Edi Rama në thelb mbetet njeri punëtor, pasionant, arrogant. Si me magji janë ndërthurur te ai e majta ekstreme me te djathtën sakatuese. Por ky është ai. Nuk e ndryshojmë dot. Ai ka nevojë për një barazpeshë brenda qeverisë, ndryshe është i pallogaritshëm në vendime e veprime.

E kam thënë në krye të herës, sapo filloi protesta e opozitës në çadër, se Edi Rama ka rastin që nga kryetar i PS-së të kthehej në një Burrë Shteti. Pra as më pak e as me shumë: Të jepte dorëheqjen nga kryeministër në emër të ruajtjes së shtetit dhe bashkë me Ilir Metën hyn në zgjedhje dhe i fiton. Zgjedhje pa opozitën, Baton i nderuar, nuk mund të ketë dhe as do ketë. Këtë e di mjaft mirë ti. E provoi Sali Berisha në maj 1996 dhe shkaktoi luftën civile, sepse iu bashkëngjit edhe rënia e piramidave. Por kryesisht fillimi i rënies së shtetit dhe Berishës ishte se nuk pranoi zgjedhjet me opozitën dhe më pas nuk pranoi të sakrifikonte qeverinë në emër të një marrëveshje të madhe politikë gjithëkombëtare.

LEXO EDHE:  Rama fillon të thërrasë në mes të Tiranës/O Sali, o Sali, mblidh mendjen se …!

Vitin 1996 dhe 1997 e njoh shumë mirë, i nderuar Baton. Siç e njeh edhe Edi Rama që u rrah dhe u godit me 23 janar 1997 nga forcat e SHIK-ut, e njeh edhe Ben Blushi se ishte kryeredaktor i gazetës “Koha Jone” ( një nga kryeredaktorët me të mirë të historisë së gazetës), e njeh dhe Ilir Meta ish-nënkryetar i PS-së, i cili bashkë me Pandeli Majkon ishin ikona e rinisë së PS-së dhe e së ardhmes së socialistëve.

Ndonjë sugjerim për shkrimin tuaj të sotëm, Baton, edhe mund ta bëjmë. Apo nuk lejohet?

E para ky shkrim është i vonuar në kohë. Mund të bëhej dy vite më parë, kur Edi Rama ishte i blinduar, kur edhe mund ta largonte LSI-në, ndonëse nuk dihej përfundimi i sherrit. Tani është shumë vonë. Edi Rama nuk është në ditët e tija më të mira apo kaq i fortë sa “të qeverisë pa Metën”, siç ia sugjeroni. Nuk ka asnjë shans Rama. Edhe këtu është shah-mat, siç mbetet në raport me opozitën e cila nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Sugjerimi juaj, si me magji, u mor nga kampi i opozitës sot dhe u bë kryelajm shkrimi jot. Pra opozita realisht mezi e pret që Edi Rama të largojë Metën sepse e di përfundimin, ashtu sikurse nxit Ilir Metën të ikë nga Rama dhe t’ia braktisë anijen e pushtetit, duke e lenë në mes të detit 10- ballësh, Edi Ramën.

Nuk është koha për braktisje koalicionesh, sidomos në këto muaj, kur anija është shpuar gjithëandej, kudo. Nuk mbahet “uji i oqeanit” duke vendosur dorën iks ministër mbi vrimat ku fut ujë anija qeveritare, aq me tepër që opozita po i prish direkun me mos futjen e saj në zgjedhje.

Natyrisht që precedenti i tanishëm i çadrës krijon precedentë edhe pas katër vitëve dhe kështu në vijim, por Rama-Meta mund të ngrihen mbi interesat politike përkatëse, mbi pushtetin dhe të ruajnë shtetin nga destabiliteti. Vendosin, bashkërisht, që të hyjnë në zgjedhje si koalicion dhe paralel me këtë vendim krijojnë qeverinë teknike me opozitën, por me një kusht: Dorë për dorë qeveria teknike me votimin e PD-së në Parlament të Vettingut.

Nuk ka zgjidhje tjetër, Baton.

Rama dhe Meta janë të dënuar të futen sëbashku në këtë zgjidhje për zgjedhje. Ndryshe nëse Edi Rama merr aventurën e largimit të LSI, siç ia sugjeroni, e keni çuar Edi Ramën “për lesh, në presh”! Si dikur Tritan Shehun e PD-së, në Lushnjë./Koha Jonë

Miqësisht

Nikoll Lesi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  “Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

LEXO EDHE:  “Politika llum pa din e pa iman”/ Rama i përgjigjet akuzave për “shitje” të detit: Jetojmë në shekullin e XXI

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Gramoz Pashko”, te Qytet Studenti.

Blutë bëjnë me dije se janë njoftuar për një person rreth 45 vjeç ende të paidentifikuar, i cili është gjetur pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

LEXO EDHE:  Shqiptarët të lirë të përdorin flamurin kombëtar në Mal të Zi/ Meta përgëzon politikanët

LEXO EDHE:  Rama fillon të thërrasë në mes të Tiranës/O Sali, o Sali, mblidh mendjen se …!

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Modernizimi i Policisë së Shtetit/ Çuçi: Po nisim një kapitull të ri

Publikuar

-

Nga

Modernizimi i Policisë së Shtetit/ Çuçi: Po nisim një kapitull të ri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se në Policinë e Shtetit po nis një kapitull i ri për ta modernizuar sa më shumë këtë institucion, në të mirë të qytetarëve.

Në ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.

Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Fillon mbledhja e Asamblesë Socialiste/Pritet shkarkimi i Koço Kokëdhimës

LEXO EDHE:  Rama fillon të thërrasë në mes të Tiranës/O Sali, o Sali, mblidh mendjen se …!

Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike”, shtoi ai.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të departamenteve në Policinë e Shtetit, Prefekti dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në qark./CNA.al

LEXO TE PLOTE