Connect with Us

Identifikohet viktima/Si humbi jetën në Durrës peshkatari nga Lezha

Aktualitet

Identifikohet viktima/Si humbi jetën në Durrës peshkatari nga Lezha

Publikuar

-

Është identifikuar kufoma e gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës, në portin e peshkimit.

Sipas policisë, viktima është 54-vjeçari P. F., banues në Lezhë. Ai ishte punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në qytetin bregdetar.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.03.2017, rreth orës 07:30, në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P.F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.

LEXO EDHE:  VIDEO-Pamje të rënda/ Arjan Ndoj nxirret i gjakosur nga mjeti

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 608 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të jetëvetë humbura nga Covid, në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,378.



Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rruga e Arbrit”/ Berisha: Edvini ndan me firmën Gjoka 24 mln euro

Publikuar

-

Nga

“Rruga e Arbrit”/ Denoncimi i qytetarit dixhital: Edvini ndan me firmën  Gjokën 24 mln euro

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një denoncim nga punonjësja e Avokaturës së Shtetit. Sipas saj firma Gjoka Construction që merret  me punimet në rrugën e Arbrit, po abuzon me fondet që pas shembjes në Tunelin e Qaf Murrizit.

Gjithashtu Berisha shkruan se në kundërshtim flagrant me kontratën e urdhëron ti “paguhen” Gjokës 24 milionë euro për shembjen e tunelit të Qaf Murrizit ndërkohë që kontrata ngarkon tërësisht kompaninë.



“Konsulenti i huaj kishte firmosur kundër ndërtimit të tunelit në nivelin në të cilin Gjoka, pa përfillur këtë ekspertizë, filloi ndërtimin e tij. Tani pas shembjes së tunelit ai duke ndarë para me Edvin Hajdutin kërkon t’i marrë buxhetit 24 milionë euro”, nënvzioi Berisha në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?!/ Balla: Pak rëndësi ka

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.



“Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi”, u shpreh Balla në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE