LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatos Klosi “kundër” Ramës/I çuditshëm largimi i ministrave

15 Mars 2017, 11:37, Aktualitet CNA

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka folur për ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar. Klosi i sheh të çuditshme lëvizjet e ministrave nga kryeministri Edi Rama, kur sipas tij, për disa ministri janë dhënë vetëm vlerësime pozitive.

Në një intervistë për ?panorama?, ish-kreu i SHISH deklaron se nuk janë bindëse argumentet e dhëna nga kryeministri Rama se i largoi ministrat për t?u angazhuar në fushatën zgjedhore.

?Nuk më duken shumë bindëse argumentet e dhëna. Problemi është se nuk i di llogaritë e tyre të brendshme, por nuk besoj se është e domosdoshme që kryeministri të japë llogari për çdo vendim që merr. Llogaria jepet me performancën e qeverisë. Në qoftë se qeveria në fund të mandatit del se është e suksesshme, është kryeministri që bën vlerësimet. Ndërkohë që largimi i Tahirit më duket pak i çuditshëm, meqenëse policia është lavdëruar shpesh-herë dhe unë kam opinionin tim personal se policia është shumë më mirë se ç?ka qenë ndonjëherë në këta 26 vjet. Policia është tjetër gjë qoftë në atë që duket, që bie në sy, që është e padiskutueshme, qoftë për faktin që për mua policia e kontrollon situatën. Ka shumë ngjarje që policia po i ka në kohë, i vetmi problem është ai që është bërë bujë, unë nuk e di sa është aq në të vërtetë, kanabisi. Unë nuk kam ndonjë informacion që të them nëse është e vërtetë që bëhet fjalë për sasi të tilla, por kam përshtypjen se po bëhet shumë propagandë për këtë. Edhe rasti i Blendit, ai është një ministër që nuk ka shumë kohë që e ka marrë detyrën, por është mjaft i suksesshëm?, tha Klosi./CityNews

Lajmet e fundit nga