Connect with Us

Çfarë kaosi! Mirupafshim BE, lamtumirë Skoci?/Kërcënimi që paralajmëron …

Aktualitet

Çfarë kaosi! Mirupafshim BE, lamtumirë Skoci?/Kërcënimi që paralajmëron …

Publikuar

-

Çfarë kaosi! Pikërisht ai bashkim, që është më i rëndësishmi për mbështetësit e Brexit, kërcënon tani të shpërbëhet: Mbretëria e Bashkuar. Sepse Nicola Sturgeon, drejtuesja e nacionalistëve skocezë, e ka seriozisht. Nicola Sturgeon është kundërshtarja e vërtetë e Theresa May-t dhe për më tepër një kundërshtare shumë e mirë. Ofensivën e saj ajo e nisi në ditën kur neni 50, pra dalja nga BE, kaloi pa pengesë në Parlament. Ashtu si e kishte dëshiruar qeveria.
Heshtja e lordëve
Kryengritja e shpallur në Dhomën e Sipërme të Parlamentit nuk u pa gjëkundi. Lordët me sa duket patën në fund frikë nga kurajoja e tyre dhe dora e gjatë e të ashtuquajturve “Brexiteers”, të cilët mund të bëhen shumë të pakëndshëm para së gjithash në fletushkat bulevardeske: që të të akuzojnë në faqet e para të gazetave ndoshta edhe si armik të popullit, të cilët i vënë shkopinj në rrota qeverisë dhe vullnetit të popullit, ndoshta kjo do t’i kapërcente kufijtë e rrezikut për shëndetin e lordëve dhe të zonjave shpesh në moshë të madhe.

Pra nuk do të ketë siguri për shtetasit e BE që jetojnë në Britaninë e Madhe, siç e patën propozuar lordët, as garanci për Parlamentin, që të japë votën e tij për marrëveshjen me BE në fund të fazës së negociatave – nëse do të ekzistojë një marrëveshje me BE. Fati i vendit, duke përfshirë miliona qytetarët e huaj në BE, është krejtësisht në dorën e qeverisë.

Pikërisht në këtë pikë nuk ka dëshirë të bashkëpunojë Nicola Sturgeon. Ajo duket e bindur që këtë herë mund ta fitojë një referendum – po të mos përfundojë me sukses, çështja e pavarësisë së Skocisë nuk do të jetë më në tryezë për një kohë shumë të gjatë. E lehtë nuk do të bëhet. Sipas sondazheve, për momentin vetëm gjysma e skocezëve e mbështet një veprim unilateral. Ekonomia skoceze është në një gjendje më të keqe se dy vjet më parë, ajo vuan nga rënia e çmimit të naftës. Por edhe numri i votave që u duhen nacionalistëve për t’i bindur bashkëatdhetarët e tij është shumë më i ulët se në referendumin e fundit të Skocisë, në 18 shtator 2014.

Skocezët, evropianë pasionantë
Nicola Sturgeon shfrytëzon faktin që skocezët janë evropianë pasionantë. Mbi gjashtëdhjetë përqind e tyre votuan në referendumin e Brexit për të qendruar në BE. Por ndoshta një Skoci e pavarur duhet të aplikojë nga e para për një anëtarësi në BE, të cilën duhet ta aprovojnë të 27 shtetet anëtare të BE – ka ende shumë pengesa për të kapërcyer.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për Shqipërinë/ Këshilli Evropian vendos çeljen e negociatave

Shkëputja nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe do të ishte kërcim në një të ardhme të panjohur, paralajmëruan në referendumin e fundit kundërshtarët skocezë të pavarësisë. Tani ky argument nuk vlen më, sepse para një pasigurie të madhe ndodhet i gjithë vendi, dhe ndoshta edhe para një shkarjeje në greminë.

Pavarësia dhe përpjekja për të qendruar në BE do të ishte ndoshta një perspektivë që të shqetëson më pak. Që personat që e urrejnë BE, si Nigel Farage bërtasin që aty ku janë se anëtarësia në BE nuk është pavarësi e vërtetë – kjo me gjasa nuk do të impresionojë shumë skocezë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor pak minuta më parë në Tiranë.

Nga ionformacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.



Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Kaosi në Kuvend/ Edmond Spaho paralajmëron maxhorancën

 

LEXO EDHE:  Serbia do vazhdojë ta përdorë “kartën ruse” për ta shantazhuar BE-në

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Kaosi në Kuvend/ Edmond Spaho paralajmëron maxhorancën

LEXO EDHE:  Serbia do vazhdojë ta përdorë “kartën ruse” për ta shantazhuar BE-në

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE