LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka marrëveshje me Shoqërinë Civile/Të fitojmë betejat!

15 Mars 2017, 14:32, Aktualitet CNA

Shoqëria Civile iu bashkua ditën e sotme Partisë Agrare Ambientaliste në mbrojtje të kauzës së ?Mjedisit?. Kontrata e bashkëpunimit, e cila përmban plot 40 pika u nënshkrua ditën e sotme mes Kryetarit të PAA, zotit Agron Duka dhe përfaqësuesit të Shoqërisë Civile, zotit Sazan Guri.

Gjatë fjalës së tij Sazan Guri tha se ?Ne kemi gjetur vetveten. Kjo është gjithë kënaqësia e kësaj marrëdhënie që quhet akt, që quhet kod, që quhet marrëveshje. Dhe kjo është marrëveshjeve xhentëllmenësh. Është më e fortë se ligji. Unë shpreh besimin e gjithë qytetarëve që edhe do ju mbështesim dhe do na mbështesni, dhe do ju përkrahim dhe do na përkrahni. Ne duhet të fitojmë betejat në burim, në parlament? tha zoti Guri.

Nga ana tjetër kreu i Partisë Agrare Ambientaliste tha se PAA duke qënë një parti çështje, e ka mbështur Shoqërinë Civile për kauzën e saj të mjedisit dhe do të vijojë ta bëjë këtë. Ai tha se njerëz si Sazan Guri një ditë duhet të jenë në Parlament për të ushtruar ndikimin e shoqërisë civile drejpërdrejt në vendimmarrje.

?Partia Agrare Ambientaliste është një parti çështjeje që merret kryesisht me bujqëesinë, blegtorinë dhe me mjedisin. Kemi patur një mirëkuptim shumë të mirë me Shoqërinë Civile sikurse tha edhe Sazani dhe Auloni. Jemi munduar të mbështesim njëri-tjetrin jo ekonomikisht por me aksion opozitar. Për raste të tilla ne kemi pasur bashkëpunim të sukseshëm tek ?Veliera? në Durrës, tek mbetjet kimike, në Poçem dhe do të vijojnë në të ardhmen. U tha nga Sazani që ?Ne jemi ujqër që nuk futemi në vathë? unë mendoj, që ne të jemi zë i fuqishëm në parlament për të zgjidhur çështje të caktuara duhet të kemi sa më shumë njerëz të cilët janë ambientalistë, janë njerëz që mbrojnë pikërisht këto çështje që ka kjo parti. Kështu që brenda Partisë Agrare Ambintaliste pranojmë edhe ndonjë ujk që përfaqëson shoqërinë civile në mënyrë që të marrim më të mirën e mundshme nga Shoqëria Civile. Unë dua të citoj Sazanin që thotë se ?Pse duhet t?i mësojmë të pamësurit dhe të mos i bëjmë vetë punët?. Dukë qënë kështu punët, ne s?kemi pse të merremi me të tjerët, por një njeri me cilësi siç është Sazan Guri apo Aulon Kalaja të përfaqësojnë ato që thashë, njerëzit e shoqërisë civile në një parti që nuk tenton t?i fusë në vathë por që të bashkëpunojë me ta. Edhe kjo marrëveshje që ne bëjmë sot që quhet ?Kontrata e Gjelbërt? i shërben pikërisht kësaj pune. Nëse Sazani do të japë kontributin e tij aty ku ai e mendon më shumë, natyrisht do të jetë fusha e mjedisit. Pas kësaj marrëveshje ne do të vijojmë ta mbrojmë më shumë këtë kauzë si Parti Agrare Ambientaliste dhe pse të mos jetë një anëtar i ardhshëm i Parlamentit Shqiptar gjithmonë nga Shoqëria Civile në bashkëpunim me Partinë Agrare Ambientaliste? tha zoti Duka.

Po ashtu në këtë takim zoti Duka foli edhe në lidhje me aktualitetin politik ku sqaroi pozicionin e tij në krah të opozitës në mbështetje të të drejtës themelore, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. ?Ju jeni tashmë në dijeni të situatës politike. Ka 25 ditë që opozita vazhdon të bëjë një protestë paqësore për një gjë e cila është fare e thjeshtë për t?u zgjidhur në vendet e zhvilluara por është jetike për zhvillimin e një kombi dhe zhvillimin e demokraicë, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë dua të them që nuk jam në krah të Sali Berishës, jam në krah të popullit shqiptar. Pikërisht këtë thashë që gjithë Shqipëria, gjithë populli shqiptar dëshiron zgjedhje të lira dhe të ndershme.? tha kryetari i PAA, Agron Duka./CityNews

Lajmet e fundit nga