LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Kancelares Merkel në Uashington

14 Mars 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan ta pyesë Kancelaren gjermane Angela Merkel rreth eksperiencës së saj me presidentin rus Vladimir Putin, ndësa udhëheqësja gjermane do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Takimi i parashikuar për të martën është shtyrë për të premten si rezultat i një stuhie dëbore që fillon sonte në mbrëmje në Uashington. Një zyrtar i lartë i administratës tha se presidenti amerikan ?do të kishte shumë interes që të mësonte më shumë të dhëna nga Kancelarja gjermane Merkel? ndërsa ai përgatitet të angazhohet me udhëheqësin e Kremlinit.

Kritikët nga të dyja anët e Atlantikut kanë shprehur dyshimet rreth asaj që e shohin si naivitet nga ana e zotit Trump kur flitet për Putinin, kryesisht lidhur me përpjekjen e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Por katët zyrtarë në një takim me gazetarët në prag të takimit të 17 marsit, argumentuan se presidenti kërkon të tejkalojë dallimet e tij të theksuara me udhëheqësen gjermane dhe të formojë një pozitë të përbashkët të fuqishme për çështjet që nga tregtia, lufta kibernetike e Kremlinit e deri tek pushtimi i disa rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump akuzoi zonjën Merkel se po ?e shkatërronte Gjermaninë? me politikat e saj për mirëpritëse për një numër të madh refugjatësh.

Kancelarja, e cilai njihej për lidhjet e forta me ish-presidentin Barack Obama, ka kritikuar ndalimin e përkohëshem të udhëtimit nga presidenti aktual, duke thënë se ?nuk ka justifik për vënien e njerëzve nga një origjinë e caktuar ose besimi fetar nën një dyshim të përgjithshëm.?

Stephen Szabo, drejtor ekzekutiv në ?Akademinë Transatlantike? dhe studiues në ?Fondin Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara?, thotë se Merkel po viziton Shtëpinë e Bardhë nën shqetësimet se zoti Trump ?mund të tregohet shumë i butë me Rusinë dhe të minojë sanksionet ndaj Moskës që ajo vuri pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë?. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai tha se gjëja më e keqe që mund t?i ndodhë solidaritetit perëndimor do të ishte për lojtarin kryesor në Perëndim, Shtetet e Bashkuara, që të lehtësojë sanksionet pa arritjen e përparimeve në Ukrainë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të premten gjatë një konference shtypi që të zbuste këto shqetësime./Zeri i Amerikes

Lajmet e fundit nga