LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U aksidentua në aksin Shkozet-Katër Rrugët e Shijakut/ Vdes në spital 71 vjeçari

14 Mars 2017, 11:36, Aktualitet CNA

Një 71 vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pasi ai u përplas nga një mjet. Aksidenti fatal ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa 71 vjeçari me inicialet T.D., ka ndërruar jetë në spital.

Burime nga policia bëjnë me dije se 70 vjeçari E.G., teksa drejtonte mjetin tip Benz, aksidentoi për vdekje 71 vjeçarin.

Aksidenti fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkozet-Katër Rrugët e Shijakut, e ndërsa tashmë ka nisur procedimi penal ndaj autorit. /CityNews

Lajmet e fundit nga