LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studenti kërcënon shoqen e klasës/ Lekët ose të nxora fotot nudo

14 Mars 2017, 16:30, Aktualitet CNA

Gjykata e Durrësit ka dënuar me dy vite burg një student, pasi shantazhonte me fotot intime shoqen e shkollës.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur fajtor të riun me inicialet E.V., i cili studionte në universitetin ?Aleksandër Moisiu?. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se studenti ka shantazhuar me foto intime, duke i marrë 200 mijë lekë shoqes së shkollës.

Arrestimi i studentit është bërë në një lokal në Durrës, ku në momentin e takimit me studenten që ai shantazhonte, ka marrë dhe paratë me premtimin që do fshinte fotot.

Policia bën me dije se ai është arrestuar në flagrancë, pas kallëzimit të vajzës, e cila u shantazhua për dy muaj.

Uniformat blu e kanë mbajtur në vëzhgim 27-vjeçarin duke e arrestuar atë në flagrancë, sapo ka marrë lekët dhe njëherazi i ka sekuestruar dhe celularin ku ishin fotot intime të studentes./CityNews

 

Lajmet e fundit nga