Connect with Us

Rama “thumbon” opozitën/Ku ndryshon çadra e tyre nga çadra e tregtarëve

Aktualitet

Rama “thumbon” opozitën/Ku ndryshon çadra e tyre nga çadra e tregtarëve

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij nga Pazari i Ri, i cili u përurua ditën e sotme pas rikonstruksionit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama nuk ka harruar pa përmendur dhe çadrën e opozitës, teksa ka bërë një krahasim me çadrën e tregtarëve.

“Si është njësoj kjo çadër këtu, me atë çadrën atje? Njerëzit këtu fillojnë punë të ndershme, ndërsa ata tjerët ju thonë të papunëve hajde të mbajmë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që ia kanë nxirë jetën shumë këtij vendi dhe që kanë përfituar nga politikanët e korruptuar për të ndërtuar një pushtet, që e ka marrë zvarrë këtë popull dhe e ka bërë drejtësinë pazarin e vjetër. Sipas tyre, drejtësia shitet si peshku, domatet, qepa, e gjithçka tjetër që këtu tregtohet”, tha Rama./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati në Shkodër/ Kush është ish-deputeti që u plagos rëndë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme, në qendër të qytetit të Shkodrës mbeti i plagosur rëndë ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, 64 vjeç.

Ndaj tij u qëllua me një armë tip pistoletë me silenciator, fill pasi ai kishte dalë nga banesa e tij që ndodhet në lagjen “Vasil Shanto”.



Pashko Ujka më herët ka qenë deputet i Partisë Demokristiane përgjatë legjislaturës në vitet 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër. Nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Bashës/ Paloka: E gjitha është një skemë mashtrimi

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Bashës/ Paloka: E gjitha është një skemë mashtrimi

Ujka është kërcënuar edhe herë të tjera, pasi drejt banesës së tij është qëlluar me armë zjarri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“60% e delegatëve kanë firmosur për një teke raki”/ Himçi ‘degjeneron’ Bardhin: Do ta japim dopje me 11 në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vazhdon të fyejë me fjalor të padenjë anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Në një prej daljeve të fundit në media, Bardhi ka deklaruar se 60% e atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor e kanë bërë një gjë të tillë në këmbim të një teke raki.

Pjesa tjetër, vijon më tej Bardhi, e kanë firmosur për shkak se iu është thënë se të kemi bërë nder kur PD ishte në pushtet, me vende pune apo pozicione drejtuese.



“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege që është bashkuar me lëvizjen e Berishës në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qënë drejtor këtu…“, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu: Dy ditët e ardhshme do të përfshihen grupmoshat mbi 60 vjeç

LEXO EDHE:  Rama –Basha “përplasen” në distancë/ Mesazhe të koduara njëri-tjetrit

Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe Sekretari i PD në Elbasan, Bledi Himçi.

Duke iu përgjigjur Bardhit,me ironi ai shkruan: O deputet! Hajde takoje vetë partinë e kap noi teke!Ose na prit në Tiranë me 11, se do ta japim dopje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka nisur të trimërohet dhe të “kërcënojë” delegatët e PD, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Në një reagim për media, Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi i datës 18 legal dhe mund të vijë kushdo, duke shtuar se drama më e madhe për mbështetësit e 11 dhjetorit do jetë data 12.

“Janë disa principe. Mendoj që një parti si një organizatë, ku njerëzit janë aty prej bashkimesh vullnetare duke ndarë disa ide të përbashkëta dhe disa pika të përbashkëta që janë statuore dhe kushtetuese për një parti, mendoj që këto duhen respektuar dhe nëse do të dëshironin që të kishte një Kuvend të pranuar nga të gjithë do ndiqej linja jo e ilegalitetit. Foltorja ka shkaktuar një krizë në PD. Në pleudarinë e Foltores thuhen dhe të vërteta dhe për PD dhe për jetën politike.



Vendimin që z. Basha mori bashkë me kryesinë për Kuvendin, e quajta si një farë triumfi të Foltores, sepse nëse nuk do ishte kriza që shkaktoi foltorja nuk do kishte një kongres të datës 18. Kjo është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Sali Berisha, mbështetësit e tij, të vijë kushdo. Le të bëhet një kongres i gjatë, le të debatohet dhe me tone të larta, por të mblidhen në një kongres legal. Të marrin vendime që t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës, të dalim të bashkuar. Do ishte shumë mirë që Kongresi i datës 18 të ishte për të gjithë, por do duhet që ai i datës 11 të mos zhvillohej, të mos krijonte fabula të rreme. Çfarë ndodh? Për t’i motivuar njerëzit, sigurisht të pakënaqur nga mosardhja e pushtetit, nga masakra zgjedhore, nga frustrimi që të jep të qenit opozitar në Shqipëri disa janë motivuar dhe mikluar që më datën 11 do shkarkohet Basha, më 12 do të bëhet Berisha, më 13 do rrëzohet Edi Rama, më 14 do jenë drejtorë, deputetë, shefa, specialistë, por kjo është një gënjeshtër e gjitha.

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu: Dy ditët e ardhshme do të përfshihen grupmoshat mbi 60 vjeç

LEXO EDHE:  Mirëmëngjes nga Guri i Legjendave të Përmetit/Ju uron ...!

Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11 do jetë data 12. Çfarë do iu ofrojnë në datën 12. Berisha e di shumë mirë që nga pikëpamja legale Kuvendi i tij nuk qëndron. Berisha e di shumë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse legalitetit të marrë PD-në. Çështja është si do ta menaxhojë ai. Mundësitë janë dy, ose të shkojë drejt një partie tjetër që uroj që jo sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë dhe ata të Berishës, ose le të themi t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen tek aksioni opozitar dhe tek rindërtimi i PD-së si një parti e fuqishme opozitare dhe si shpresa e vetme në vend”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE