LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacion antidrogë në Itali/ Ja kodet që përdornin shqiptarët

14 Mars 2017, 17:02, Aktualitet CNA

Në sajë të një operacioni antidrogë që është zhvilluar në Itali, mes të prangosurve janë edhe tetë shqiptarë. Nga operacioni i koduar ?Espresso?, janë vënë në pranga 18 shtetas.

?Ku do të mund të takohemi për një kafe të shpejtë??. Kjo ishte një nga frazat që blerësit përdornin si kod për të siguruar furnizimin me kokainë.

Në mes të korrikut të vitit të shkuar, në fshatin Madrano, u arrestua Emiliana Monti nga COmo me 620 gram kokainë të cilësisë së lartë. Më vonë u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë italianë, ku në bordin e një automjeti Citroen C2, janë gjetur rreth 1 kg kokainë si dhe disa lloje të tjera droge.

Nga fundi i gushtit e deri në dhjetor 2016, shitjet e kokainës ishin mesatarisht 20 gram në ditë, ndërsa më 13 mars 2017, policia nisi aksionin e gjerë të arrestimeve.

Personat e arrestuar janë:
1-Saimir Osma, 35 vjeç, i dërguar në burg.
2-Bled Osma, 45 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Pergine.
3- Dardan Hasani, 28-vjeç nga Shqipëria,
4-Armando Miraj, nga Lezha, 29-vjeç,
5-Enrik Fetahu, 33-vjeç dhe rezident në Pergine.
6-  Gentian Keci (Alias Amarildo Ziu), lindur në Shqipëri në vitin 1978.
7-Zamir Koni, lindur në Shqipëri, më 04.08.1977
8-Mariglen Koni, nga Rrogozhina, lindur në vitin 1992.

Tetë shqiptarët me personat e tjerë, kryesisht shtetas italianë, janë dërguar në paraburgim për t?u vënë në dispozicion të drejtësisë. Aktualisht, dy persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndodhen jashtë vendit.

Operacioni në fjalë është zhvilluar pas gjashtë muaj hetimesh, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 1.6 kg kokainë, si dhe janë konfiskuar automjete. /CityNews 

 

Lajmet e fundit nga