LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Nebil Çika/Keqkuptimi im me Elvi Fundon per Dritan Hilën : Problemi janë (neo)komunistët

14 Mars 2017, 21:43, Aktualitet CNA

I dashur Elvi !

Se pari solidarizohem me ty si koleg e mik për dhunën e ushtruar ndaj teje dhe te uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj në zbulimin dhe ndëshkimin e autoreve !
Lexova me kujdes shkrimin apo përgjigjen tuaj tek ?CityNews? për një shkrimin tim që bënte fjalë për protagonizmin në Çadërn e Protestës të Dritan Hilës . Kam mendimin ka një keqkuptim të madh midis nesh por edhe disa te tjerëve për këtë reagim timin publik . Dua te sqaroj që në fillim qe nuk kam asgjë personalisht me Hilën dhe çdo person tjetër që ka bindje te majta komuniste, enveriste etj. Problemi im është ideologjik dhe ka te bejë me protestën e opozitës dhe Republikën e re qe kreu i PD-se z. Basha e ka sjelle ne publik si alternativë te djathtë qoftë edhe liberal-demokrate . Hilen e pashe si modeli i protagonistit qe nuk duhet te ishte ne atë çadër ne atë protestë pe rate qe përfaqëson ideologjikisht , politikisht dhe historikisht . Dua të besoj se ndajmë bashke te njëjtin mendim për faktin qe ai është një enverisit i deklaruar ( jo vetëm i majtë siç kërkoni ta zbusni ju ) pasi ka mbrojtur publikisht jo vetëm një herë figurën e diktatorit kriminal të shqiptarëve. Hila është i bri i një prej krimineleve me te tmerrshëm të ish-sigurimit të shtetit ( shiko dokumentarin ?Divorce Albanian Style? për ta kuptuar me mire ketë) dhe nuk di te ketë bërë një denoncim apo distancim publik nga krimet e të atit. Ka edhe shume arsye te tjera por si një ish i përndjekur politik ti besoj se ti me kupton me mire se te tjerët për këtë .
Disa ditë me parë protagonistë ne Çadrën e protestës ishin të përndjekurit politikë të komunizmit viktima apo bij të viktimave të krimeve të Sigurimit te Shtetit midis tyre edhe gruaja e petit martir Havzi Nela . Folësit në çadër theksuan faktin që njeri prej ekzekutoreve te tij ishte babai i kryeministrit Edi Rama te cilin ai nuk e ka dënuar e as është distancuar nga krimet e tij dhe bene shumë mirë qe akuzuan edhe për këtë, Mirëpo e gjithë kjo përpjekje e ish te përndjekurve politikë votues ne masë e PD-sedhe opozitës se djathtë për te mbështetur protestën kundër qeverisë zhvleftësohet e fyhet me protagonizmin në çadër të një tjetri bri autori të krimeve te komunizmit. edhe ky i pa distancuar nga krimet e të atit . Kjo politikë me dy standarde nuk me duket normale e për me tepër pjese e ndonjë Republike të re ne se vërtet dot të ketë.
Un këmbëngul se?Republika e vjetër? ka vuajtur me shumë se gjithçka nga komunizmi njerëzit e te cilit qe ende vazhdojnë te jene ende ne pushtet , politike e kudo. Mos ma kërkoni se nuk e kuptoj e nuk e pranoj dot një Republikë të re me protagonistë pinjollët e ish kriminelëve të komunizmit qofte edhe për strategji politike apo propagande elektorale . Ju vlerësoni faktin qe Hila është një i majtë kundër Ramës po kjo nuk do te thotë asgjë për mua pasi mendoj se ka edhe shume komunistë e enveriste te tjerë qe per arsye nga me te ndryshmet nuk e duan Edi Ramën. Kjo me kujton një thënie te të ndjerit Fejzi Alizoti ne një intervistë timen me të : Pyetjes sime se cili ishte ndryshimi ne burg midis atij një antikomunisti historik dhe Fatos Lubonjës nje ish bllokmeni, ai ju përgjigj : Te dy shanim Enver Hoxhën , un se ishte komunist dhe Fatosi se nuk ishte komunist. Besoj se e kupton dallimin.
Ke te drejtë ne pretendimin se si Hilla ka edhe te tjerë ne PD por ti e di qe un me shume se kushdo i kam denoncuar ata publikisht , madje edhe jam kërcënuar me vdekje ( varje për gjuhe prej tyre) por un jam i prirë te besoj se Republika e re e premtuar nga z. Basha ti jap fund këtyre praktikave, përndryshe siç them edhe ne shkrimin e pare kjo nuk është Republika ime .
I dashur Elvi. Shpresoj te mos e kesh seriozisht kur thua qe Hila si person e si model nuk është problem i i protestës dhe Republikës se re . Sigurisht qe ka edhe te tjera probleme por un mendoj se  shpetimi , shkëputja nga  komunizmi ne te gjitha aspektet, veçanërisht burimet njerëzore e bën atë të Re perëndimore e demokratike siç e premton Basha e siç e dua ua besoj edhe ti .
Shpresoj shumë qe kjo replikë me ju ta ketë sqaruar këtë debat qe un e deshiroj te jete thjesht një keqkuptim me ju dhe te tjerët .

Lajmet e fundit nga