LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra në Gjermani/ Ja fotoja e shqiptarit nga Kosova

14 Mars 2017, 14:49, Aktualitet CNA

Mediat gjermane kanë publikuar foton e shqiptarit Fatmir H., i cili u identifikua nga policia gjermane si autor i sulmit me sëpatë në një stacion treni në Dusseldorf, ku mbetën të plagosur 9 persona.

Po sipas mediave, shqiptari nga Kosova ka qenë polic, por më pas ka pasur probleme të shëndetit mendor, pasi vuante nga ?skizofreni paranojake? dhe madje në shtëpi i janë gjetur ilaçe për këtë sëmundje.

36-vjeçari jetonte në Wuppertal, ndërsa në datën 10 mars ai sulmoi 9 persona me sëpatë, duke i lënë të plagosur. Më pas, ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura, ku theu këmbët dhe pas kapjes u shtrua në spital. /CityNews 

Lajmet e fundit nga