Connect with Us

Dreka e dytë me ambasadorët/Basha vijon qëndresën: Nuk tërhiqemi

Aktualitet

Dreka e dytë me ambasadorët/Basha vijon qëndresën: Nuk tërhiqemi

Publikuar

-

Ka përfunduar dreka e kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadorët e Bashkimit Evropian. Të pranishëm në këtë drekë, e cila erdhi vetëm një ditë pasi Basha drekoi po me ambasadorët, ishin dhe aleatët e PD. Pas drekës, Basha tha se është diskutuar për gjendjen politike në vend.

Basha: Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo është dita e 25 e protestës së opozitës para kryeministrisë ndërsa një ditë më parë Basha pati një tjetër drekë pune me disa nga Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në drekën e djeshme morën pjesë Ambasadori i Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Danimarkës.

Në përfundim të drekës, Basha deklaroi se opozita është në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij është diskutuar për krizën politike.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut paralajmëron zhvillime të jashtëzakonshme

Basha: Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët, alearët tanë europianë dhe amerikanë. Ky ishte një takim, një drekë pune në kuadrin e bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me aleatët dhe parnerët tanë europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njish me krimin dhe drogën.

Në takimin e djeshem mungoi Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, por për këtë Basha dha këtë arsye:

Basha: “Kemi një bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë europianë dhe amerikanë që vazhdojnë në të gjitha format dhe formatet. Kishte dhe mungesa të tjera është një bashkëbisedim i vazhdueshëm”./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Si e gënjejnë Lulin degët e PD

LEXO EDHE:  Vendimi poshtërues i Qeverisë për ish të përndjekurit/ Përse hesht Lulzim Basha?

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

LEXO EDHE:  “Me dosje në Prokurori”/ Elisabeta Imeraj “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën

LEXO EDHE:  “Basha është i pabesueshëm”/ Meta: Në listat e PD ka kandidatë që kanë paguar para

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Janë zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK.

Mësohet se zyrtarët Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dija janë lënë në arrest në burg lidhur me akuzën e korrupsionit.

Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti.

LEXO EDHE:  Vendimi poshtërues i Qeverisë për ish të përndjekurit/ Përse hesht Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut paralajmëron zhvillime të jashtëzakonshme

Arrestimet vijnë pas një hetimi disa mujor nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave./CNA.al

LEXO TE PLOTE