LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e Verës “blindon” Tiranën/Ja akset e pakalueshme

14 Mars 2017, 08:21, Aktualitet CNA

Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash me rastin e Ditës së Verës. Sipas policisë, do të bllokohen disa akse rrugore nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017. për pasojë, qytetarët nuk do të mund të lëvizin me mjete në këto segmente rrugorë:

? Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, nga kryqëzimi me Sheshin ?Skënderbej? deri në kryqëzimin me bulevardin ?Zhan D?Ark?

? Rruga ?Myslym shyri?, nga kryqëzimi me Rrugën ?Ibrahim Rugova? deri tek kryqëzimi bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?,

-Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

? Rruga ?Hoxha Tahsim?, nga kryqëzimi me rrugën ?Beqir Luga? deri tek Sheshi ?Avni Rustemi?

? Rruga ?Luigj Gurakuqi?, nga Sheshi ?Avni Rustemi? deri tek kryqëzimi me Rrugën e ?Barikadave?

-Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

? Sheshi ?Nënë Tereza?
? Rruga ?Brigada e VIII?, nga kryqëzimi me rrugën ?Ibrahim Rugova? deri tek kryqëzimi me Rrugën ?Vaso Pasha?

? Rruga ?Pjetër Bogdani?, nga kryqëzimi me rrugën ?Vaso Pasha? deri tek kryqëzimi me Rrugën ?Ibrahim Rugova?

?Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve, si dhe i bëjmë thirrje të shmagin sa më shumë përdorimin e mjeteve gjatë ditës së nesërme?, sqaron policia./CityNews

Lajmet e fundit nga