LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka ndonjë peng si ministër i Brendshëm?!/Ja si përgjigjet Tahiri

14 Mars 2017, 13:42, Aktualitet CNA

Ish-ministri Saimir Tahiri iu uroi sot festën e Ditës së Verës të gjithë shqiptarëve. Dy ditë pas largimit nga qeveria, Tahiri është shfaqur në krah të Ramës dhe Veliajt në përurimin e Pazarit të Ri.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Tahiri shmangu komentet dhe pyetjet për largimin nga detyra.

?Ju uroj gëzuar Ditën e Verës. Një motiv më shumë për të pasur më shumë shpresë, për të qenë më të bindur se kjo është rruga për të pasur një shtet më të fortë.

E patë në çadrat e panairit Policinë e Shtetit. Kjo është policia që duam.
Kemi më shumë shpresë, besim dhe fuqi për të ecur përpara për Shqipërinë që duam?, tha ai.

I pyetur nëse ka ndonjë peng lidhur me largimin nga detyra si ministër i Brendshëm, Tahiri shmangu çdo koment.

?Sot është Dita e Verës dhe njerëzit kanë plot besim se gjërat do të shkojnë më mirë në këtë vend. Shumë kemi bërë, shumë më shumë kemi për të bërë?, tha ai./CityNews

Lajmet e fundit nga