Connect with Us

Vijon dorëzimi i armëve/ Ja bilanci i policisë

Aktualitet

Vijon dorëzimi i armëve/ Ja bilanci i policisë

Publikuar

-

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në kuadër të fushatës “Shqipëria pa armë”. Gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar 102 armë zjarri, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 37.187 fishekë, 186 granata, 101 ndezësa, 635 kapsolla detonatore dhe elektrike, 4 kallëpe tritol si dhe 51 krehëra.

Qarku Shkodër: Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 18 armë zjarri, 13.815 fishekë, 18 krehëra, 36 granata, 4 kallëp tritoli, 10 kapsolla elektrikë.

Qarku Dibër: Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar nga banorët: 17 armë zjarri, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 3375 fishekë, 17 krehëra, 39 granata, 52 ndezësa.

Qarku Vlorë: Në Drejtorinë Vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, janë dorëzuar: 14 armë zjarri, 55 granata difensive dhe ofensive, 15 arka me 11.000 fishekë, 20 copë ndezësa granatash, 7 krehëra dhe 625 kapsolla detonatore.

Qarku Korçë: Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar: 11 armë zjarri, 3970 fishekë, 21 granata dore, 1 ndezës granate. 5- Qarku Tiranë: Dorëzohen 10 armë zjarri si dhe 750 fishekë.

LEXO EDHE:  Elbasan, sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive

Qarku Durrës: Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 8 armë zjarri dhe 1170 municione luftarake.

Qarku Fier: Gjate ditëvë të fundit në Qarkun Fier janë dorëzuar 7 armë zjarri, 670 fishekë, 1 granatë dhe 9 krehëra.

Qarku Kukës: Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë, 617 fishekë, 28 ndezësa dhe 30 granata.

Qarku Elbasan: Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 1420 fishekë dhe dy granata.

Qarku Berat: Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 2 armë zjarri 270 fishekë dhe 2 granata. 11-Qarku Gjirokastër: Janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 70 fishekë.

Qarku Lezhë: Dorëzohen 2 armë zjarri si dhe 60 fishekë. /CityNews 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vaksinimi masiv/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur edhe 29,250 doza të tjera vaksine “Pfizer” në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastrirliu ka njoftuar se sasia e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë ka shkuar në 2,074,560.



Ndër të tjera Manastirliu ka bërë thirrje për vaksinim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku rendit një sërë arsyesh se nëse Basha i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë drejton një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA.

“Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…



LEXO EDHE:  Elbasan, sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Ardi Veliu “shkund” policinë

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Partisë Demokratike/ Andi Bushati: Një radikalizëm fals, ja çfarë synon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike parashtroi sot tri çështjet kryesore për mënyrën se si do të vijojë betejën e saj parlamentare.

Ajo renditi ‘vjedhjen e zgjedhjeve’, ‘inceneratorët’ dhe çështjen ‘Beccheti’, që sipas opozitës shqiptarët duhet t’i paguajnë sipërmarrësit italian 120 milionë euro për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Kjo temë i diskutua mbrëmjen e sotme në “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati thotë se ky ‘radikalizim” i Partisë Demokratike është fals, duke shtuar se ajo ka patuar lëvizje edhe më të bujshme, por në fund është tërhequr.



Një lloj radikalizmi fals, sepse kjo opozitë ka përdorur shumë masa radikale dhe në fund është tërhequr. Ky radikalizëm i duhet në këtë moment për të bërë rolin e opozitës radikale për të sfumuar lëvizjen e Berishës”, tha ai.

LEXO EDHE:  Elbasan, sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive

LEXO EDHE:  Elbasan, sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive

Por pse pikërisht PD-ja po kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare për çështjet e mësipërme, këtë taktikë të z. Basha, analisti Bushati e lidh me përjashtimin e Berishës dhe gjendjen aktuale ku ndodhet sot PD-ja.

Nëse ka një problem PD dhe opozita, që të flasë për incineratorët, ka tre vjet që e bën, me gjithë këto kauza pati rezultatin e 25 prillit. Problemi real është se ka një problem me Sali Berishën dhe bazën e partisë, e cila po shkon drejt Berishës. Bashës po i ikin dhe niveli drejtues dhe baza e dytë dhe për ta fshehur këtë katastrofë që po i ndodh, mundohet të bëjë lëvizje si këto, që mua më duket në kufijtë e qesharakes”, tha ai./Euronews

LEXO TE PLOTE