LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmet Peçi i përgjigjet Llallës/Ja krimi që kam bërë, kush po më njollos

13 Mars 2017, 14:25, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka reaguar pas kërkesës së kryeprokurorit Adriatik Llalla për shkarkimin e tij dhe të kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Peçi sqaron në rrjetet sociale se si qëndron e vërteta, sipas tij, me mosdeklarimin e një dënimi.

Ai thotë se fillimisht nuk ka deklaruar në KQZ një gjobë për makinën në doganë dhe më pas këtë e ka korrigjuar duke çuar në KQZ një deklaratë sqaruese. Më tej, kryebashkiaku shton se kjo është një luftë me të, duke drejtuar gishtin tek opozita.

DEKLARATA E KRYEBASHKIAKUT TË TEPELENËS

Të dashur bashkëqytetarë, mora nga mediat lajmin se qenkam kriminel:-) Prokuroria e Përgjithshme kërkon mandatin tim sipas mediave për një dënim të padeklaruar. E vërteta është se fillimisht nuk e deklarova një gjobë për makinën në doganë. Këtë e korrigjova dhe e depozitova në KQZ qysh në qershor 2016 përmes një deklarate sqaruese. Ky është krimi që kam bërë dhe kjo nuk është një vepër penale siç e parashikon ligji përkatës!
Unë e di mirë se kujt i intereson kjo luftë me mua për të më njollosur përmes mashave pseudo-institucionale. Janë po ata që kanë vite që më janë qepur pas dhe nuk kanë lenë gjë pa thënë për mua! Po meqë i ka zënë nata jashtë nuk po merrem me ta sot. Por në 18 qershor do merremi shumë seriozisht unë edhe ju që këta llumra që janë mbledhur në një çadër nga tmerri i krimeve që kanë bërë dhe i drejtësisë që po u vjen pas koke!
Forca të punojmë fort për Partine Socialiste dhe Edi Ramën në emër të Tepelenës që pas largimit të llumit që e mbyti me vite po rilind në çdo cep të saj! Përqafime Tërmeti/CityNews

12:24 Aktualitet

RILIN'DOSJA E TAHIRI

I dashur shoku Tahir’. Këtë weekend na ra të lexojmë ca flet...

Lajmet e fundit nga