LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” deputeti i PS-së/ Dhunë kafshërore ndaj Elvi Fundos, u tmerrova!

13 Mars 2017, 11:06, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, mëngjesin e 8 marsit.

Ndocaj ka deklaruar se dhuna ndaj Fundos është dhunë ndaj medias së lirë. Reagimi i deputetit vjen pas fotove të dhunës të publikuara nga Elvi Fundo, që sipas tij, dëshmonin dhunën makabre dhe kafshërore ndaj gazetarit.

Më tej, ai shton se dhuna duhet të dënohet ashpër nga ligjet, institucionet, por edhe nga vetë shoqëria në përgjithësi.

Ja reagimi i plotë:

Dhuna ndaj Elvi Fundos eshte ndaj medias se lire.
Pashe sot fotot e publikuara nga gazetari Elvi Fundo qe deshmonin dhunen makabre te bere kunder tij.
U tmerrova nga ato foto dhe nga dhuna e ushtruar ne menyre kafsherore. Dhuna ndaj Elvi Fundos eshte dhune per censure dhe kunder shtypit te lire.
Megjithate ashtu sic ka thene vete ai, kjo ngjarje nuk duhet te politizohet dhe duhet te presim zbardhjen e saj nga autoritet perkatese
Nuuk mund te konceptohet dhe te pranohet dhuna ne asnje forme dhe kunder askujt.
Dhuna duhet te denohet ashper nga ligjet, institucionet, por edhe nga vete shoqeria ne pergjithesi.
Gazetarit i uroj sherim te shpejte e te vazhdoje me penen e tij misionin e te vertetes e po ashtu ju bej thirrje autoriteteve te kapin pergjegjesit dhe t’i vendosin perballe drejtesise.
Nga Eduart Ndocaj, deputet/CityNews

Lajmet e fundit nga