LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatët për KLGJ dhe KLP/Mblidhet sot komisioni

13 Mars 2017, 08:38, Aktualitet CNA

Komisioni ad-hoc i Kuvendit do të mblidhet ditën e sotme për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Ky fakt u bë i ditur pak ditë më parë nga Avokati i Popullit. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00, nën drejtimin e Igli Totozanit.

?Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit ?Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë?, ka thirrur mbledhjen e Komisionit të Pavarur Ad Hoc. Mbledhja e Komisionit të Pavarur Ad-Hoc, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.03.2017, ora 14:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit?, citohen në njoftimin zyrtar të AP-së./CityNews

22:50 Aktualitet

Horoskopi 13 mars

Dashi Nje jave te mbare dhe sa me shume gezime ju urojme, me...

Lajmet e fundit nga