LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-zv/ministri i Ramës/PD bëri historinë e Shqipërisë, të ndalim kryeministrin

13 Mars 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, i është bashkuar sot protestës së Partisë Demokratike në shesh para godinës së Kryeministrisë.

Hila, ish-zv/ministër gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, tha sot nga çadra e protestës se mbështet protestën e PD-së.

Sipas tij, kryeministri Rama duhet ndalur dhe PD është parti që ka bërë historinë e Shqipërisë.

?Jam përkrahës i protestës. PD është parti që ka bërë historinë e Shqipërisë. Të komunikojmë me njëri-tjetrin për të ulur barrierat. Të dalin oferta të reja për sistemin zgjedhor. Opozita duhet të ndërtojë një lidershpi të ri. Kam qenë i pari që kam formuluar tezën që Rama duhet ndalur?, tha Hila./CityNews

Lajmet e fundit nga