LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Familja ngelet mes katër rrugëve/ Do helmohemi nëse s’na ndihmoni!

13 Mars 2017, 16:41, Aktualitet CNA

Një tjetër familje e cila ka mbetur mes katër rrugëve, apelon ndaj institucioneve për ti përkrahur, ose sistemuar diku, në të kundërt, burrë e grua do ti japin fund jetës duke u helmuar. Në qiell të hapur ka mbetur familja Murati, ku një vit më parë shtëpia iu shkatërrua nga përmbytjet.

Ndodhur në këto kushte, ata u sistemuan në ambientet e konviktit të shkollës industriale, por tashmë prej dy ditësh, ata nuk kanë se ku të qëndrojnë.

Fati nuk ka qënë në anën e  tyre, ku kjo situatë rëndohet edhe më tej për shkak të pamundësisë për të punuar dhe mungesës së fëmijëve, të cilëve ua kanë marrë forcërisht.

Dy fëmijët, katër dhe një vjeç e gjysmë ndodhen tek Shtëpia e Fëmijës. Gruaja rrëfehet se ajo është e paralizuar, e ndërsa e vetmja mundësi për të mbajtur frymën gjallë është që ajo dhe bashkëshorti të lypin.

Familja në fjalë nuk trajtohet me asistencë sociale. Kryefamiljari teksa apelon ndaj instiucioneve, ka thënë se nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë ata do të helmohen. /CityNews

Lajmet e fundit nga