LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmenët oligarkë favorizojnë Serbinë/Importojnë produkte të dyshimta

13 Mars 2017, 07:19, Aktualitet CNA

SHTETI PA STRATEGJI E SHNDËRROI KOSOVËN NË VARËSI TË PRODHIMEVE SERBE

Grapci: Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, është turpi i shqiptarëve

“Bashkimi i mafisë politike me bizneset kriminale të lidhura drejtpërdrejt me bizneset në Serbi, i zgjeroi si asnjëherë më parë prodhimet serbe në Kosovë. Shembulli më tipik i lidhjeve klanore me bizneset serbe është zv.kryeministri Ramiz Kelmendi, i cili kalëroi nëpër tri partitë politike kosovare, AAK, PDK dhe LDK, në rolin e një përfaqësuesi të Serbisë në ekonominë kosovare”, është shprehur analisti Florim Zeqa

Që nga paslufta e deri më sot, Kosova është shndërruar në një vend në vartësi të prodhimeve serbe, dhe kjo po ndodh falë pushtetarëve tanë të korruptuar që po punojnë pa ndonjë strategji të qartë ekonomike, por edhe falë bizneseve të pista oligarkike, të cilat u pasuruan duke sjellë produkte të dyshimta nga Serbia në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare. Njohësit e fushës së ekonomisë thonë se me privatizimin kriminal u shkatërruan edhe ato pak fabrika dhe industri ushqimore, që dikur ishin mjaft të njohura në rajonin tonë. Ata shprehin habinë se si këto biznese oligarkike dhe të gjitha qeveritë e pasluftës deri më sot favorizuan prodhimet serbe në dëm të prodhimeve të Kosovës dhe kësisoj shumë qytetarë janë shndërruar në varësi të këtyre produkteve serbe, që janë me shumë dyshime, kurse fabrikat për përpunim të ushqimeve u zhdukën sa çel e mbyll sytë. Sipas tyre, shembull tipik i këtij klani është zëvendëskryeministri i ri në Qeverinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili kaloi nëpër të tri partitë, AAK, PDK, LDK, në mënyrë që përfundimisht si përfaqë- sues i Serbisë në ekonominë kosovare, me përfaqësitë e fabrikave serbe në Kosovë, arriti që të zërë post qeveritar.

Abazi: “Kosova hapi dyert për mallrat e rajonit, i mbyll për mallrat tona

Eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi, theksoi se Kosova është tregu më i hapur jo vetëm në Evropë, por edhe me gjerë. “Derisa Kosova ka hapur dyert për të gjitha mallrat që vijnë nga shtetet e regjionit, këto shtete e kanë bërë të kundërtën, janë mbyllur ndaj mallrave të Kosovës”. Sipas Abazit, Kosova paraqet tregun më të rëndë- sishëm për mallrat serbe dhe kjo tregon për një vetëdije të ultë shtetërore, por edhe qytetare. Marrë parasysh sjelljen armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, Kosova do të duhej të mbyllej ndaj mallrave serbe deri atëherë kur Serbia të kërkonte falje dhe të zhdëmtonte të gjitha dëmet e luftës”, është shprehur ai. Ndërsa ish-kryetari i OEK-ut, Ismajl Kastrati, theksoi se produktet serbe, që nga paslufta e kanë vërshuar tregun e Kosovën, shpesh pa cilësi dhe para skadencës së afatit për përdorim. “Ka rrezik real që për tregun e Kosovës, fabrikat në Serbi të lëshojnë vija nergut për Kosovën. Produktet e Kosovës nuk mund t’i gjesh në tregun serb, qofshin ato më cilësinë më të mirë dhe me kosto të lirë. Nuk kemi reciprocitet. Qeveritarët tonë nuk kanë kurajë të marrin masa të reciprocitetit, nga trysnia e ambasadorëve të shteteve të Kuntit (regjenca), pa çka se ato në shtete e prej nga vinë, veprojnë ndryshe. Masat e reciprocitetit dhe aplikimi i barrierave jotarifore, do të ndihmojnë ekonominë (industrinë) e Kosovës që së paku në tregun kosovar të jenë të barabartë. Luftërat për tregje kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Presidenti Tramp rishqyrtimin e marrëveshjes tregtare me Kinën nuk po e bën për antipati ndaj Kinës. Presidenti Tramp është biznesmen dhe logjika e tij reflekton në favor të interesit ekonomik të Amerikës. Reciprociteti tregtar me Serbinë, më së miri e godet arrogancën e pushtetarëve serbë”, theksoi eksperti Kastrati.

“Falë bizneseve kriminale oligarkike, Kosova u bë e varur nga prodhimet serbe”

Analisti Florim Zeqa thekson se pas përfundimit të luftës, falë pushteteve pa strategji ekonomike dhe falë bizneseve të pista e kriminale oligarkike, Kosova është shndërruar në varësi të prodhimeve serbe. Pushtetarët e papërgjegjshëm përmes privatizimit kriminal pasuruan veten, familjet e tyre dhe farefisin e gjerë, ndërkohë që shkatërruan edhe ato pak fabrika dhe industrinë ushqimore, që dikur ishin mjaft të njohura në rajonin tonë e më gjerë”. Ai tutje shprehet: “Të gjitha qeveritë e pasluftës deri më sot favorizuan bizneset oligarkike që sollën prodhimet serbe në Kosovë në dëm të prodhimeve të Kosovës dhe kësisoj shumë qytetarë janë shndërruar në varësi të këtyre produkteve të dyshimta serbe, kurse fabrikat kosovare për përpunim të ushqimeve i zhdukën sa çel e mbyll sytë, duke i lënë ish-punë- torët e atyre fabrikave, përveçse pa punë edhe pa përkujdesje shtetërore, thjesht i kanë lënë në mëshirë Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë për të mbijetuar nga varfëria ekstreme”. Zeqa thekson se krahas varfërimit të skajshëm të popullatës, ndodhi pasurimi marramendës i klaneve mafioze, i oligarkëve ekonomikë dhe politikë. “Bashkimi i mafisë politike me bizneset kriminale të lidhura drejtpërdrejt me bizneset në Serbi, i zgjeruan si asnjëherë më parë prodhimet serbe në Kosovë”. Sipas analistit Florim Zeqa, shembulli më tipik i lidhjeve klanore me bizneset serbe është zv.kryeministri Ramiz Kelmendi, i cili kalëroi nëpër tri partitë politike kosovare, AAK, PDK dhe LDK, në rolin e një përfaqësuesi të Serbisë në ekonominë kosovare, me përfaqësitë e fabrikave serbe në Kosovë, duke arritur të bëhet edhe zëvendës kryeministër i Kosovës”, ka theksuar Zeqa, duke shtuar se ai po vepron ngjashëm sikurse Marko Gjuriqi që është Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Vërtet situatë paradoksale është kjo, kur në majat e shtetit të pavarur të Kosovës, të vihen bashkëpunëtorët më të ngushtë të Serbisë gjakatare, ndërsa në anën tjetër të lihen anash veprimtarët dhe kontribuesit më të mëdhenj të lirisë që e gëzojmë sot “, është shprehur ai.

Sefedini: “Kosova është vendi i vetëm në botë me privatizimin aq të egër”

Eksperti i ekonomisë, Aziz Sefedini, theksoi se ekonomia e Kosovës edhe para luftës në një formë apo tjetër ishte e lidhur me ekonominë serbe, ngase pjesa dërrmuese të fabrikave në Kosovë janë ndërtuar sipas modelit serb dhe nga Serbia, duke nisur nga Fabrika e Amortizatorëve e shumë fabrika të tjera. “Në atë kohë para masave të dhunshme kishim një klasë punëtore të nivelit të lartë, kishim ekonominë dhe fabrikat e reja që ishin më të rejat në ishJugosllavi, sepse zhvillimi ekonomik erdhi shumë vonë dhe me fabrikat më moderne në Ballkan. Ndërsa pas luftës vendi erdhi në një thyerje drastike të tyre dhe vendi ishte i shkatërruar. Nuk besoj se ka ndonjë vend në botë që e ka bërë një privatizimi aq të egër dhe të pamëshirshëm, që shkatërroi gjithçka në ekonominë vendore dhe duke lënë pa punë 70 mijë punëtorët që ishin larguar që nga koha e Milosheviqit, kurse tash ngelën përjetë pa punë”, është shprehur ai. Fajtore për këtë situatë, sipas tij, është klasa politike që erdhën në pushtet pas luftës dhe që nuk patën koncepte për ta ndërtuar shtetin dhe ekonominë e vendit tonë. “Lidhur me favoret e prodhimeve serbe kjo ndodhi me fajin e pushtetarëve tanë, ngase ne si shtet i ri që ishim nuk formuam institute përkatëse, që do të përcaktojnë cilësinë e prodhimit që po futeshin në Kosovë dhe pa këto edhe sot e kësaj dite ne nuk e dimë se çfarë importojmë nga Serbia”, është shprehur Sefedini./Kosova Sot

22:50 Aktualitet

Horoskopi 13 mars

Dashi Nje jave te mbare dhe sa me shume gezime ju urojme, me...

Lajmet e fundit nga