LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nga çadra e protestës/ Të largohet me çdo kusht Rama

13 Mars 2017, 10:48, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët në çadrën e protestës këmbënguli sërish për një qëndresë deri në qeveri teknike.

Në ditën e 24 të protestës, Basha përmendi emrin e Tahirit dhe Beqajt, duke i cilësuar si shërbëtorë të kreut të kupolës së krimit, që sipas Bashës është kryeministri Rama.

Para qytetarëve, Basha tha se në bankat e Parlamentit ka njerëz të dënuar për trafiqe dhe se kauza e tyre është për zgjedhje të lira e të ndershme.

?Tahiri sherbeu për kriminalizimin e kupolës së policisë. Beqaj shërbeu për krimin më të rëndë, shpenzimin e taksapaguesve shqiptarë, që duhet të shkonin për pacientë, në xhepat e dy apo tre oligarkëve të pushtetit. Këta të dy dhe ata dy të tjerët janë shërbëtorë të njeriut që është në krye të kupolës dhe krimit?, tha Basha.

Në vazhdën e akuzave, kreu i PD, Lulzim Basha, shtoi më tej se në bankat e Parlamentit janë ulur njerëz që nuk përfaqësojnë nivelin më të lartë, por që përfaqësojnë llumin e shoqërisë./CityNews

Lajmet e fundit nga