LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Destinacionet më të mira të plazhit në Turqi

12 Mars 2017, 22:30, Kuriozitete CNA

Marmaris

Futur në një gji të bukur ku takohen Deti Egje dhe Deti Mesdhe, Marmaris është një vend i qetë dhe i paqtë, rrethuar nga një pyll i mrekullueshëm pishash. Me një histori që daton që nga viti 3400 para Krishtit, Marmaris ka qenë nën mbretërimin e shumë qytetërimeve dhe arkitektura antike e këtij vendi e dëshmon më së miri këtë fakt. Ndërtesat e këtij rajoni demonstrojnë arkitekturë me ndikim stilesh egjiptiane, maqedonase, persiane, romake dhe osmane. Ditët e sotshme, Marmaris konsiderohet si një nga vendet më të mira turistike në Turqi dhe tërheq turistë nga Europa dhe kontinente të tjera. Pranë Marmaris gjendet zona Daylan, zonë e dëgjuar shumë për popullsinë e breshkave, si dhe Icmeler, një port i vogël, i famshëm për baret karaoke dhe kopshtet me jasmina.

Oludeniz
I famshëm si një nga plazhet më të fotografuar të Mesdheut, nuk është çudi të konsiderohet gjithashtu si destinacioni më i mirë i plazhit në Turqi. Plazhi i gjatë hapet në një lagunë të kaltër, një pamje që i ka sjellë Oludeniz famë ndërkombëtare dhe e ka bërë një nga vendet kryesore të lundrimit me parashuta në botë. Me vendndodhje në bazë të Maleve Taurus, kjo mrekulli turke u ofron mundësinë turistëve të admirojnë rrethinat mahnitëse nga lart. Në Oludeniz, do të gjeni të gjitha llojet e akomodimit, që nga hotelet me çmime të arsyeshme me 2 yje, e deri tek rezortet ekskluzive me 5 yje, ku mund të ndjeheni si një mbret i mirëfilltë.

Bodrum
Me vendndodhje në bregun e bruztë, në jug të Gadishullit të Bodrumit, Bodrum rrethohet nga ujërat blu të Detit Egje. Ka shumë rezorte turistike të bukura përgjatë këtij bregu plot hir dhe unik. Në kohërat antike, Bodrum njihej si Halicarnassus, vendlindja e historianit të famshëm grek Herodotus, si dhe vendi ku Mausoleum i Mausolus, një nga shtatë mrekullitë e botës antike u ndërtua. Sot, Bodrum është destinacioni i preferuar i plazhit për të famshmit dhe të pasurit e Turqisë. Shumëllojshmëria e hoteleve me 5 yje, butikët ekskluzivë, kafenetë si dhe diskoja Halicarnassus, e cilësuar si më e mira në Europë, e bëjnë Bodrumin, destinacionin më të mirë dhe më luksoz të plazhit në Turqi. /CityNews

Lajmet e fundit nga