Kryesore Show Biz
Albana Osmani merr hak ndaj Tahirit: S’ka dekret shkarkimi, është ende në detyrë!
Saimir Tahiri ka kaluar një tjetër sprovë përtej asaj politike. Sikundër duket qartë dhe nga veshja që kanë të dy personazhet, tregon se ai është bërë pjesë e fushatës së promovuar nga prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani.
“Per me te fortet 🙂 #tijenjeluledielli
P.S NDER DHE KENAQESI TE VESHESH BLUZEN E NISMES “TI JE NJE LULEDIELLI ” I VESHUR ME DARDAN FIKS PER KARAKTERIN TEND SAIMIR TAHIRI ! FALEMINDERIT ZOTI MINISTER!!”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotos së postuar në Instagram.
Mesa duket, Saimir Tahiri vijon te qëndrojë ne zyrën e tij ne Ministrinë e Brendshme. Një prej ndjekësve e ka ngacmuar moderatoren duke e cilësuar Tahirin ish-ministër. Por ja se çfarë thotë ajo: “Ende në detyrë për sa kohë nuk ka një dekret shkarkimi. Foto u be live nga zyra e ministrit! /CityNews