Connect with Us

Video-Situata politike në vend/Shpresa e fundit për analistët

Aktualitet

Video-Situata politike në vend/Shpresa e fundit për analistët

Publikuar

-

Në Tiranë, protesta e opozitës po komentohet në këndvështrime të ndryshme nga analistët e politikës.

Ata pohuan se tani që afatet ligjore po skadojnë, është koha për një dialog realist dhe mirëkuptim mes palëve mbi organizimin e zgjedhjeve.

Analistët mbi protestën e opozitës

Vëzhgues të jetës politike shqiptare mendojnë se situata e fundit është jonormale dhe e paprecedent në kërkimin e zgjidhjeve politike.

Vendet demokratike shkojnë në zgjedhje për të zgjidhur krizat politike, ndërsa në Shqipëri, thotë analisti Lutfi Dervishi, vetë zgjedhjet janë shkaku i krizës politike.

Sipas tij, në këto diskutime të ashpra politike është në lojë aftësia për të ndërtuar institucione të pavarura demokratike.

Por nga ana tjetër, Afrim Karasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, duket më optimist kur thotë se ende ka shumë hapësira për dialog dhe mirëkuptim.

Ai kujtoi se presionin për të mos u regjistruar në zgjedhje e pati përdorur edhe Partia Socialiste në 2006, ndërsa edhe tani kjo po shërben si mjet presioni mes palëve.

Parlamenti është në fund të mandatit, po ashtu edhe presidenti edhe qeveria, ndërsa gjykatat janë në fazën e riorganizimit dhe vetingut, ndaj rruga më e logjikshme, sipas zotit Dervishi, është dialogu mes palëve, edhe pse mosbesimi midis tyre është shumë i madh.

LEXO EDHE:  Situata politike/ Zbardhet mbledhja e PS-së me aleatët

Ai thotë se situata nuk mund të zgjidhet me kushte normale, sepse zhvillimet janë jonormale.

Studiuesit e politikës mendojnë se partitë kryesore kanë nisur fjalimet elektorale, me anë të cilave synojnë që të ngrejnë moralin e përkrahësve të tyre, si nga opozita edhe nga qeveria.

Zoti Krasniqi thotë se Rilindja nga një anë edhe Republika e re nga ana tjetër janë thjesht axhenda elektorale të kryetarëve të tyre.

Analistët politikë shohin me shpresë edhe faktin se presidenti i republikës ende nuk ka folur për këtë krizë.

Kjo, sipas tyre, është një mundësi që duhet shfrytëzuar për të bashkuar palët në bisedime, një nismë, që sipas tyre mund ta marrë edhe kryetari i parlamentit, para ndërmjetësimeve nga partnerët ndërkombëtarë në selitë partiake në tjetrën./Zeri i Amerikes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Publikuar

-

Nga

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Një grua 59 vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Policia njofton se rreth orës 22:20 në banesën e saj gruaja me inicialet A. Sh. i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.

Nëse kam erdhur në këtë drejtim.  Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.

Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trishtuese/ Covid i merr jetën punonjësit të Shërbimit Social

Publikuar

-

Nga

Trishtuese/ Covid i merr jetën punonjësit të Shërbimit Social

Ditën e sotme ka humbur betejën me virusin Covid-19 punonjësi i Shërbimit Social Shtetëror, Jovan Kaçe.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni përmes një postimi prekës në rrjete sociale.

Teksa rendit cilësitë e një qytetari model, Institucioni i Shërbimit Social Shtetëror, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Prehu në paqe Vani. Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes së parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Jovan Kaçe. Një koleg e mik i rrallë, një profesionist i shkëlqyer! Luftove fort për jetën, por virusi i tmerrshëm u tregua i pabesë me ty.

LEXO EDHE:  Komunitetet fetare reagojnë për krizën/ Mesazh politikës

LEXO EDHE:  Simpoziumi për bektashizmin/ Baba Mondi mesazh politikës: Mendoni më shumë për vendin se interesat tuaja

Miqtë e tu të Shërbimit Social Shtetëror do të të mbajnë gjithmonë mend të buzëqeshur si në këtë foto! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tu Vani (siç ne të thërrisnim)! U prehsh në paqe. Të qoftë i lehtë dheu” shkruan Shërbimi Social Shtetëror./CNA.al

LEXO TE PLOTE