LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qorra e dele!/Shikoni ku shkon nafta e Ballshit dhe sa shitet! (Foto)

11 Mars 2017, 09:17, Aktualitet CNA

Një radhë kilometrike është krijuar një ditë më parë në Rafinerinë e Ballshit, e cila shkon në mbi 200 botë. Në një foto të publikuar nga ?Nisma Thurje? shihet qartë radha e gjatë e botëve, për të cilat pretendohet se po marrin naftën.

Në mesazhin denoncues thuhet se po merret nafta për t?u dërguar në Kosovë e Maqedoni, ku shitet me 120 lekë.

Kanë qenë qytetarët, të cilët kanë denoncuar ngjarjen, duke shpërthyer me akuza ndaj të gjithë shqiptarëve, që paguajnë naftën më të shtrenjtë në botë dhe nuk reagojnë.

?Nisma kjo foto eshte bere dje. Rradha ne Rafinerine e Ballshit shkon ne mbi 200 bote. E marrin naften tone dhe e cojne ne Kosove apo Maqedoni ku shitet me 120 lek. Ne qorrat vrasim njeri tjetrin per parti. E paguajme naften me te shtrenjte ne bote me cilesine me sh…te ne bote. Jo vetem kaq. Ne vite kjo rafineria deklarohet me humbje dhe borxhe. Shife rradhen? A duket si biznes me humbje ky??? A ka tallje me te madhe se kjo per shqiptaret? Ska! Se ne jemi nje tufe me dele. Une i pari qe dua te rri anonim se kam frike se mos me therrin?, thuhet në denoncim./CityNews

Lajmet e fundit nga