Connect with Us

Publikohen për herë të parë fotot kur Tritan Shehu u mor peng

Aktualitet

Publikohen për herë të parë fotot kur Tritan Shehu u mor peng

Publikuar

-

Si i mbuloi media ngjarjet e vitit 1997? 6 gazetarë nga më të njohurit në vend kanë dhënë opinionet e tyre për atë që ata kanë mbuluar gjatë asaj periudhe. Pas 20 vjetësh Rudina Xhunga e gazetës “Koha Jonë”, Gent Shkullaku fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”, Ilir Kadia gazetar i BBC, Apollon Baçe gazetar i “Deutche Welle”, Arben Rrozhani, gazetar i gazetës “Albania”, dhe Fejzo Subashi gazetar i gazetës “Intervistë”, dhanë opinionet e tyre të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku për atë që ka ndodhur në vititn 1997.
RUDINA XHUNGA, ish-gazetare e gazetës “Koha Jonë”
“Ngjarjet e vitit 1997 ishin marrëzi politike, marrëzi shoqërore dhe marrëzi kolektive. Kur raportoja ngjarjet e vitit 1997 i shikoja si dëshmitare. Nuk gjykoja shumë. Unë mendoja se pas vitit 1997 ne do vinim mend. Por mesa duket nuk kemi vënë mend. Ne jemi një komb që nuk pranojmë të rritemi. Njerëzit që nuk besonin Sali Berishën besonin te gazeta “Koha Jonë”. Nëse do flisnim kundër piramidave, njerëzit nuk do na besonin. Mendoj se në këtë pikë jemi bashkëfajtorë. Ne jemi popull luftarak që nuk ia ka besën vetes dhe do mbrohet. Njerëzit në atë kohë krenoheshin me armët. Ky shpërthim ndodhi edhe në vititn 1991. Ne jemi shkatërrues. Duam ta shkatërrojmë veten. Ne jemi vend i turpshëm. Sali Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse kalëroi turpin. Dëshira ime si gazetare është të mos shoh më ëndrra me Sali Berishën”.

ILIR KADIA, ish-gazetar BBC-së
“Ne kemi qenë të marrë atë vit. Madje edhe ne gazetarët kemi bërë gabime. Në raste të veçanta nuk jemi treguar të kujdeshëm. Kam mbuluar me dhjetra ngjarje, protesta, krime dhe sot nuk arrij ti perceptoj dot. Në mendje më ka mbetur ndjekja që turma e egërsuar e njerëzve i ka bërë një burri në Lushnje dhe në një moment ai u pengua. Turma e qëlloi me gurë pa mëshirë. Për pak minuta trupi i tij u mbulua me gurë. Ai u masakrua përpara syve të mi. Nuk e di fatin e tij, por me atë që pashë nuk besoj nëse shpëtoi. U bë shumë mirë që u arrit marrëveshja e 9 marsit mes forcave politike dhe kjo i dha zgjidhje situatës. Kush thotë të kundërtën gabohet rëndë. Pse me kë do bëhej marrëveshja, me Komitetet e Shpëtimit?”

LEXO EDHE:  Ish ministri i Shëndetësisë shuplakë Ramës/ “Tymosja” nuk vret Virusin por njeriun

APOLLON BAÇE, ish-gazetar i radio “Deutsche Welle”
“Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri në Shkumbin. Patjetër shërbimet sekrete të huaja kanë patur dorë në vitin 1997. Drejtori i CIA-s George Tenet ka qenë 4 herë në Jug të Shqipërisë gjatë asaj periudhe.

ARBEN RROZHANI, ish-gazetar i gazetës “Albania”
“Kemi qenë bashkëvuajtës por jo fajtorë. Ne si popull kemi memorie shumë të shkurtër. Për shembull çadra aktuale e politiëks është reminieshëncë e çadrës së vitit 2010”.

GENT SHKULLAKU, ish-fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”
“Ishte shumë e vështirë të punoje në atë kohë. Mbaj mend që një ditë na dolën maskat. Madje në Tiranë. Ishte e tmerrshme. Por më shumë në mendje më ka mbetur marrja peng e Tritan Shehut. Sot po publikohet për herë të parë 7 fotografi nga ai moment. Duket qartë që personat e kanë marrë peng. Një prej tyre po e qëllon me presh në kokë, ndërsa unë e fotografova. Ishte një situatë e pabesueshme”.

FEJZO SUBASHI, ish-gazetar i gazetës “Intervista”
“Ne kemi inat me vetveten por nuk dimë ku e nxjerrim. Mendoj se prandaj ndodhi edhe kjo marrëzi. Në Përmet ndodhi vërtet luftë civile. U vranë 6 njerëz të pafajshëm. U vra kryetari i Këshillit të Qarkut. U vra në zyrë gjatë mbledhjes?”./BW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bie nga kati i tretë i banesës/ Ndërron jetë 58-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, ku jetonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ndërsa viktima është shtetasi A. T., 58 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Një “bombë” e vërtetë/ Modelja amerikane që po pushton Instagramin me fotot me bikini

LEXO EDHE:  Policia lë pa foto të shumë kërkuarit/ I gjen më kollaj në rrjetet sociale

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjimet i nxorën zbuluar/ Gjykata jep vendimin për shit-blerësit e votave

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Sipas Abc neës. Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

LEXO EDHE:  Trup perfekt dhe fytyrë engjëllore/ Njihuni me modelen që provokon me pozat e saj
LEXO EDHE:  Ish ministri i Shëndetësisë shuplakë Ramës/ “Tymosja” nuk vret Virusin por njeriun

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE