LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita ultimatum qeverisë/Basha: Nuk tërhiqemi pa zgjedhje të lira!

10 Mars 2017, 11:00, Aktualitet CNA

Opozita vijon protestën në ditën e 21 të saj. Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me pedagogë dhe gazetarë në ?Çadrën e Lirisë?.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se partitë opozitare do të dërgojnë ultimatum për zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas tij, opozita nuk do të tërhiqet nga rruga e nisur, pasi kjo do të ishte tradhti për shqiptarët.

?Partitë opozitare do dërgojnë ultimatum për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot do ta marrin me firmë dhe vulë seriozitetin tonë për të qëndruar deri në fund këtu për zgjedhje të lira. Rama me kriminelë, ne me pedagogë. Do ta bëjmë të mundur largimin e qeverisë së krimit, kabinetit të drogës. S?ka asnjë tërheqje, sepse çdo tërheqje do ishte tradhti para shqiptarëve. Ngrihuni të përmbysim republikën e krimit dhe drogës?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga