LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani deklaratë të fortë kundër Ramës/Ja për çfarë po e përdor Vetting-un

10 Mars 2017, 21:21, Aktualitet CNA

Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, vettingu është pretekst për të shmangur vëmendjen nga dialogu politik dhe zgjedhjet.

Në një intervistë për Ora News, Manjani tha se jemi larg situatës normale për zhvillimin e zgjedhjeve.

Manjani: Vettingu për mua është pretekst për të shmangur çështjet më të rëndësishme të ditës dhe çështjet më të rëndësishme janë dialogu politika dhe përgatitja e vendit për zgjedhje. Jemi larg situatës normale për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe ndoshta paqësore. Kjo është situata ku jemi. Sigurisht vettingu dhe të gjithë hapat e tjerë që i takojnë reformës në drejtësi janë të rëndësishëm për funksionimin e shtetit, por janë pjesë e skemës politike ku pritet të merren këto vendime.

Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë në drejtim të paditur. Askush nuk din çfarë bën asgjë, ata as kontrollohen, as monitorohen, as japin më llogari askund, as ministri i Drejtësisë nuk ka më rol për të luajtur, as KLD nuk ka më rol për të luajtur, as Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më rolin që kishte për të luajtur. Kështu që sot luajnë arush, siç thotë populli, gjyqtarët dhe prokurorët me çështje konkrete dhe kjo është një situatë që nëse vazhdon kështu edhe përgjatë procesit të vettingut, kjo është një histori katastrofale për funksionimin e shtetit dhe nuk e zëvendëson, nuk ka pushtet tjetër as deputet, as qeveritarë që duke dalë në televizor dhe duke u shprehur për drejtësinë kujtojnë se japin drejtësi. Drejtësinë do ta japin vetëm gjykatat në sallën e gjyqit. Askush tjetër nuk e bën dot këtë.

Fryma e ndryshimeve Kushtetuese që u bë me 140 vota ishte pjesëmarrje politike në proces, që do të thotë pozita dhe opozita kanë shance të barabarta në ngritjen e këtyre strukturave. Nëse njëra nga palët nuk është prezent ne duhet të presim se duhet të zgjidhim problemin politike.

Në listën e filtruar nga Avokati i Popullit dhe ONM ka kandidatë që nuk duhet të jenë

Manjani: Unë kam prirje ta shoh këtë sjellje të kuvendit si një xhest i vullnetit të mirë për ti dhënë edhe një shanc vettingut të rikonceptohet apo të fillojë. Ajo listë që u filtrua nga Avokati i Popullit dhe për fat të keq edhe pas filtrit të ONM, ajo listë edhe me 21 kandidatë kishte vend për t?u filtruar sepse edhe në ata 21 kandidatë ka përsëri emra që nuk duhet të jenë aty. Logjikisht dhe juridikisht i gjithë ky proces ka dështuar. Njerëz në konflikt permanent interesi propozohen që të jenë pjesë të vettingut dhe kam thënë janë bashkëshortë gjyqtarësh dhe prokurorësh dhe për ca janë aty ? Për të mbrojtur gratë e tyre

Vendimi i kuvendit, për të shpëtuar procesin

Manjani: Nga kjo pikëpamje reagimi i vetëm ligjor i parlamentit ishte ristartimi i procesit dhe ristartim do të thotë t?ia çosh Presidentit të Republikës dhe është Presidenti që duhet ta rifillonte procesin, duhet të rifillonte konkursin dhe nëse Presidenti i Republikës do refuzonte ta bëntë sic bëri herën e parë atëhere mund ta bënte Avokati i Popullit. Vendimi i Kuvendit përveç një vullneti të mirë për të shpëtuar një proces nuk ka asgjë tjetër brenda sepse ligjërisht është jashtë mase i diskutueshëm.

Ka krizë të burimeve njerëzore.

Manjani: Nuk është vetëm struktura e vettingut, por sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit ka alertuar parlamentin që edhe në KLGJ dhe KLP nuk ka kandidatë të mjaftueshëm që plotësojnë kriteret ligjore për të aktivizuar vendimarrjen e parlamentit dhe ja ku jemi. Kriza e burimeve njerëzore që është ngritur edhe më parë dhe është injoruar sistematikisht dhe kushdo që e ngrinte këtë shqetësim quhej antireformës. Ja këto pro reformës tani ku e kanë! Dhe kjo është një gjë që duhet thënë dhe duhet uluritur se kjo është pastaj të tallesh./Ora News

Lajmet e fundit nga