Connect with Us

Kërcënohet me jetë shkrimtari i njohur shqiptar/Ja mesazhi

Aktualitet

Kërcënohet me jetë shkrimtari i njohur shqiptar/Ja mesazhi

Publikuar

-

Shkrimtari i njohur shqiptar, Agron Tufa, është kërcënuar me jetë nga një person anonim. Kërcënimi i ka ardhur atij në faqen në Facebook.

Vetë tufa është shprehur se mbrëmë ka marrë një kërcënim në Facebook.

“Mbrëmë mora një kërcënim në Facebook. Kërcënimi kishte të bënte me deklaratat e mia për ndalimin e transmetimit të filmave të epokës së komunizmit. Anulo menjëherë propozimin për filmat”, ka qenë kërcënimi që i është Tufës gjatë mbrëmjes së djeshme.

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Metës /Kadeli: Tahiri-Llalla të hetojnë, ti garantohet jeta deputetit

Shkrimtari ka bërë menjëherë denoncim në polici./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. Paqesori

    10 Mars, 2017 at 4:14 pm

    Mund te me sqaroni ju lutem , per cfare eshte i njhur shkrimtari Tufa ?
    Me beni te ditur disa nga veprat e tij…me vjen keq qe nuk e njoh ! Duhet te di me shume qe te kuptoj dhe perse eshte kunder trasmetimit te filmave..

    • Paqesori

      10 Mars, 2017 at 5:31 pm

      Duhet te jete shkrimtar i madh , se e shoh qe nuk po zgjidhni dot me cilen veper te me njihni…po zgjodhet te me lini injorante…OK !

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Kush është Bujar Çela, puna që bënte

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit, ku 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me breshëri plumbash nga katër autorë të maskuar.

Mësohet se katër autorët kanë qëlluar njëkohësisht me armë në drejtim të Çelës, ndërsa ky i fundit po zbriste nga makina dhe po futej për të pirë kafen e mëngjesit në një lokal që qëndronte 24 orë i hapur.

Por, kush është Bujar Çela

Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Burimet bëjnë të ditur se Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit.

LEXO EDHE:  Kërcënohet me SMS ish-agjenti i SHISH: Do të djegim si Isa Çopa

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Metës /Kadeli: Tahiri-Llalla të hetojnë, ti garantohet jeta deputetit

Talo Çela është një nga autorët e grabitjes së 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Talo Çela, vëllai i viktimës

Talo Çela, gjithashtu dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia./ CNA.al



Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

Publikuar

-

Nga

Pas vrasjes së Bujar Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan mësohet se një makinë është gjendur e djegur në fshatin Murras.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se makina iu përket autorëve të vrasjes së 50-vjeçarit.

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të sotëm, në Bradashesh të Elbasanit, ku Bujar Çela u ekzekutua me një breshëri plumbash nga katër atentatorë.

Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.

Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Kërcënimi i Metës /Kadeli: Tahiri-Llalla të hetojnë, ti garantohet jeta deputetit

LEXO EDHE:  Malazezi me kërcënim të armës detyron shqiptarin të flasë në gjuhën malazeze

Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin  dhe kanë qëlluar njëkohësisht me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.



Vëllai I viktimës, Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së famshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin mafioz të 50-vjeçarit Bujar Çela, mëngjesin e sotëm në Bradashes të Elbasanit.

Burimet bëjnë të ditur se 50-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash, nga katër persona, teksa po futej në lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.

Mësohet se viktima, Bujar Çela është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së f amshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

LEXO EDHE:  Malazezi me kërcënim të armës detyron shqiptarin të flasë në gjuhën malazeze



Sipas informacioneve, prej kohësh grupi kriminal i Rinasit është në kërkim të parave që grabitën në 2019, dhe për këtë kanë filluar përplasjet, ku Talo Çela u kishte lënë për t’i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

LEXO EDHE:  Kërcënohet me jetë ish-deputeti Nikollaq Neranxi

Tashmë Talo Çela është dhe subjekt i OFL, teksa ngjarjet ku ka qenë i implikuar dyshohet se kanë çuar në vrasjen e të vëllai, Bujar Çela, një taksist pa licencë për hakmarrje.

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

LEXO TE PLOTE