LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I vrava se shisnin dashuri”!/Lirohet killeri italian, ekzekutoi prostitutën shqiptare

10 Mars 2017, 20:50, Aktualitet CNA

Killeri serial italian, Andrea Matteuç, është liruar nga burgu. Ai u dënua për vrasjen e një tregtari, si dhe tri prostitutave, njëra prej tyre shqiptare.

54-vjeçari ishte dënuar më 1998-ën me 30 vjet burg, për vrasjen e tregtarit në 1980-ën dhe prostitutave mes viteve 1992 dhe 1995.

Ndërkohë, ai u akuzua dhe për tentativë vrasje të një vajze. ?Corriere.it? shkruan se 54-vjeçari ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Reggio Emilia, ndërsa tashmë ai mund të kthehet në një spital të kujdesit mental në Valle d?Aosta. Matteuçi ishte shpallur i sëmurë mendor me një vendim prokurorie.

Viktima e parë ishte Dominic Raso, 50 vjeç, një tregtar fruta perimesh, të cilit Matteuçi e vrau me thikë mbrëmjen e 30 prillit të vitit 1980. Për këtë vrasje u burgosën në atë kohë 4 të rinj, por më pas u liruan. Ishte pikërisht Matteuçi ai që rrëfeu se kishte kryer dhe krime të tjera, siç ishte vrasja e Daniela Zago-s, 30 vjeçe, nga Torino në 1992-in, në ?94 Clara Omarei Bee, 26 vjeçe, nga Nigeria, 20-vjeçaren Albana Dakovi në vitin 1995 nga Shqipëria. Të gjithë u vranë dhe u dogjën. ?I vrava sepse shisnin dashuri?, tha Matteuçi para hetuesve./CityNews

Lajmet e fundit nga