Connect with Us

Grabitje me armë në qendër të Kavajës/Ja çfarë bën policia

Aktualitet

Grabitje me armë në qendër të Kavajës/Ja çfarë bën policia

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar grabitjen e një pike të këmbimit valutor në qendër të Kavajës, që sipas tij, është fshehur nga policia.

Sipas Berishës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku grabitësit kanë kërcënuar me armë arkëtarët që t’iu jepnin paratë.

Ja denoncimi:

Maskat grabisin dyqanin e kembimit valutor ne qender te Kavajes!
Çunat e krimit me uniforme fshehin grabitjen. Me poshte keni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

LEXO EDHE:  Video/ Demokratët hedhin nga dritarja Lulzim Bashën

“Doktor mirmbrema,sonte ne darke ne qytetin e Kavajes ndodhi nje grabitje me arme nga maskat ne nje dyqan te kembimit valutor.
Grabitesit ishin te armatosur dhe gjate ores 19:00 u futen brenda duke kercenuar arketaret qe tu jepnin parate.
Po jua shkruaj qe te nxirrni ju,sepse policia e mban te fshehte.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Jakat e bardha” mundin SPAK-un?/ Arben Kraja, peng i aferës më të madhe korruptive

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e cila drejtohet nga Arben Kraja u formua me 19 Dhjetor 2019.

Pritshmëritë e qytetarëve përballë SPAK-ut ishin të mëdha. Por, kur ka kaluar rreth një vit e gjysëm nga krijimi, SPAK nuk është përmendur për ndonjë dosje hetimore, ku objekt janë zyrtarë të lartë si nga politika dhe drejtësia.

SPAK deri më tani ka vijuar në gjurmët e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, me dosjet që kanë nisur hetimet para formimit të SPAK.

Por, pas formimit të tij nuk ka dalë në dritë ndonjë hetim për korrupsion të lartë, të paktën zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë vënë nën hetim vetëm dy kryetarë bashkie,  anëtarin e KPA-së, Luan Dacin dhe Ylli Ndroqin.

Ndërsa hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin SPAK e trumbeton si sukses të tij, kanë nisur që në kohën kur funksiononte Prokuroria për Krime të Rënda.

Janë të shumta aferat korruptive, ndërmjet tyre ajo e inceneratorëve,  që duhej të ishte hetuar me urgjencë. Por, SPAK, duket se ka zgjedhur t’i bëjë karshillëk aferës korruptive më të madhe të inceneratorëve.

CNA.al ka sjellë herë pas herë fakte të dokumentuara që do t’i mjaftonin SPAK-ut, jo vetëm për të nisur hetimet por edhe për t’i përfunduar.

Vitin e kaluar Arben Kraja doli në media, ku deklaroi se kanë nisur hetimet për aferën më të madhe korruptive atë të inceneratorëve,  pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka  thënë Kraja për Euroneës Albania, në Tetor të vitit 2020.

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri nuk ka pasur krime lufte”/ Balla: Basha ka punuar për hetimin e UÇK

LEXO EDHE:  “Në Shqipëri nuk ka pasur krime lufte”/ Balla: Basha ka punuar për hetimin e UÇK

Por, që prej atëherë, nuk është dëgjuar më për aferën korruptive me vlerë 400 milion euro.

Çfarë ndodhi me këto hetime?  Pse Arben Kraja hesht sot? Apo Arben Kraja u ble, nëse po nga kush?

Në një kohë kur nuk mungojnë faktet, indiciet të çojnë në dyshime se Kraja po përdor institucionin e SPAK-ut për interesa të caktuara, derisa nuk zbardh aferat e rënda korruptive.

Është e  provuar me fakte dhe dokumente afera korruptive e inceneratorëve . (Lexo këtu)

Vetëm Arben Kraja nuk i sheh dot apo bën sikur nuk i sheh se si zhvaten taksat e shqiptarëve për interesa të caktuara një grupi personash të lidhur me Qeverinë.

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.a

 

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Heqja e kufizimeve/ Ambasada gjermane sqaron shqiptarët, çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar, pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore
️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.”-thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau dhe e groposi në parcelën e hashashit/ Gjykata dënon autorin në arrati

Publikuar

-

Nga

30 vite burg ka dhënë Gjykata e Krujës, për Agron Tufën, i cili ndodhet në arrati.

Ky i fundit akuzohet se ka ekzekutuar dhe më pas ka groposur në një parcel me hashash Kejsi Hysajn.

Bëhet fjalë për një ngjarje të tre viteve më parë, që tronditi mbarë opinionin publik, ku u tha se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE