LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunojnë me shkop bejsbolli rojën e karburantit/Ja sa para i marrin hajdutët në Durrës

10 Mars 2017, 10:27, Aktualitet CNA

Dy persona kanë dhunuar dhe grabitur rojën e një karburanti në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku sipas policisë, personat e paidentifikuar kishin mbuluar kokën me kapuçin e xhupit.

Nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli, ata i kanë marrë rojës me dhunë shumën prej 2000 lekë te reja, që kishte me vete.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga