LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon sërish seanca me biznesmenin/Operohet Shullazi

10 Mars 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Emiljano Shullazi i është nënshtruar një ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Avokatët e tij thanë se ndërhyrja ka shkuar me sukses.

Megjithatë, siç u lajmërua edhe dje, ai do të qëndrojë disa ditë në spital. Për këtë arsye ka dështuar sërish përballje mes Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj.

Biznesmeni Ylvi Beqaj ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij, i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqaj ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te ?21 Dhjetori? dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish­hotel ?Vollgës? në Hipotekën e Durrësit./CityNews

Lajmet e fundit nga