LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha me përfaqësues të sipërmarrjes/Me uljen e taksave, vendi më konkurues në rajon 

10 Mars 2017, 15:48, Aktualitet CNA

Në tryezën e debatit mbi stabilitetin politik dhe reformat të organizuar ne sipërmarrës shqiptarë, kryetari demokrat Lulzim Basha diskutoi paketën fiskale të demokratëve dhe rëndësinë e një stabiliteti politik i cili vë në lëvizje edhe ekonominë shqiptare. Por kjo, për Lulzim Bashën, vjen vetëm pas zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lulzim Basha tha për të pranishmit se programi i forcës së tij politike do të mbështesë atë 47% të popullsisë që preket nga sektori i bujqësisë. Sipas tij, fermerët sot zhyten në borxhe sepse aktiviteti bujqësor është kthyer në jofitimprurës pasi në këto katër vite, Shqipëria ka pushuar së investuari në bujqësi. Çmimet e larta të produkteve bazë dhe rritja e taksave e ka rënduar edhe më tepër sipas kryedemokratit Basha, jetën e fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi. Për këtë arsye, shtylla e parë e programit të demokratëve bazohet tek kthimi i skemës së subvencioneve.

?Ne planifikojmë një buxhet prej 1,5% të Prodhimit të brendshëm bruto për bujqësinë shqiptare duke nisur nga vititi i parë një shumë totale prej 150 milion dollarësh, nga të cilat dy të tretat, pra  100 million euro do të përdoren për subvecionimin e drejtëpërdrejtë të prodhimit blegtoral, të peshkimit të blegtarisë dhe një e treta do të përdoret për investime në infrastrukturën ndihmëse të bujqësisë, që nga infrastruktura bazike.?

Taksa e sheshtë 9% është taksa që e rikthen Shqipërinë në hartën e  konkurueshmërisë rrajonale – tha Basha – sepse Shqipëria nuk mund ta ketë më shumë se vendet e rajonit. 9% tatimi mbi të ardhurat personale. 9% tatimi mbi fitimin. Zero tatimi mbi dividentin. 15% TVSH. 9% taksa e transferimit të  pronës.

Për kryedemokratin Basha, kjo përmbysje e sistemit fiskal llogaritet vetëm në vitin e parë me një injeksion në ekonomi mbi 1 miliard euro.

Lulzim Basha foli edhe për rëndësinë e ligjeve por sidomos të zbatimit të tyre, duke përmendur faktin se dekriminalizimi nuk po zbatohet sot nga qeveria. Basha tha se dështimi i sotëm i reformës në drejtësi, nuk do të kushtëzojë mbarvajtjen e vendit. Sipas tij reforma do të bëhet, ashtu sic do të bëhet edhe ajo elektorale, të cilën kryetari Basha e quajti edhe më të rëndësishme. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga